Pau Gasol dhe Kobe Bryant kanë qenë më meritorët për fitoren 105-88 të Los Angeles Lakers ndaj Cleaveland Cavalariers.
Pau Gasol ishte më i sakti tek Los Angeles me 22 pikë dhe 12 kërcime. Bryant realizoi vetëm 9 nga 22 gjuajtjet e tij, duke shënuar 20 pikë, gjashtë kërcime dhe 12 asistime, derisa Andrew Bynum dhe Sasha Vujacic shënuan nga 14 pikë dhe Derek Fisher 11 të tjera. Rekordi i Lakersave tash është 32 fitore kundrejt 8 humbjeve në Konferencën Perëndimore.
Për Cavaliersat LeBron James realizoi 9 nga 25 gjuajtjet, që i sollën 23 pikë dhe arriti nëntë kërcime. Mo Williams shënoi 16 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime ndërsa Sasha Pavlovic 12 pikë.