Drogba i gatshëm të largohet nga Chelsea
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, dëshiron me çdo kusht që t’i braktisë Blutë.
“Mirror” njofton se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është duke kërkuar mundësitë për t’u larguar nga Stamford Bridge, ndërsa mësohet se trajneri Luiz Felipe Scolari i ka thënë: “Nëse dëshiron të shkosh, shko!”.
Përveç skuadrave të mëdha, të cilat janë të interesuara për të, së fundmi të interesuar janë shprehur edhe drejtuesit e ish-skuadrës së tij, Olimpique Marseille.
“Didier është neveritur nga Chelsea dhe është i gatshëm të largohet. Ai është i gatshëm të bëjë sakrificë financiare, me qëllim që të luajë për një skuadër e cila vërtet e dëshiron”, ka thënë një mik i afërt i Drogbas.