Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se asnjëri nga lojtarët e tij nuk do të largohet në janar, ndërsa nuk ka çmim që do ta detyronte atë ta lëshojë sulmuesin Mauro Zarate.
Tommaso Rocchi, Goran Pandev dhe Mauro Zarate kanë qenë shënjestër e shumë skuadrave evropiane, përfshirë Interin, Real Madridin dhe skuadrat nga Liga Premier.
“Që në fillim të sezonit kam rrezikuar me lojtarët e rinj të cilët e veshin këtë fanellë, prandaj nuk do t’i shes lojtarët e mi për asnjë çmim”, ka thënë Lotito për “Tuttosport”
Të dielën mbrëma Lazio e pret Juventusin në Stadio Olimpico të Romës me ç’rast Biancocelestët do të mundohen ta ndalin vrullin bardhezi për të qenë më afër një vendi që çon në Evropë sezonin e ardhshëm.