Agjenti i mbrojtësit italian, Fabio Cannavaro, thotë se klienti i tij do ta përfundojë sezonin me kampionin e Spanjës, Real Madrid.
Kontrata e Cannavaros skadon në fund të këtij sezoni dhe parashihet se lojtari do të rikthehet tek klubi i qytetit të lindjes, Napoli.
“Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit do të ketë takim me Real Madridin për t’u siguruar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e Cannvaros”, ka thënë agjenti i tij.
“Por, Fabio dëshiron ta përfundojë sezonin në Spanjë. Ai është i afërt me klubin, por interesimi i Napolit duhet të merret parasysh me kujdes”, ka shtuar ai.