Edhe Ancelotti në planet e Cityt
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është shënjestra e radhës e pasanikëve të Manchester City.
“Daily Star” njofton se City planifikon që në fund të këtij sezoni ta vë në krye të skuadrës bosin e Rossonerëve, Carlo Ancelotti.
Qëllimi i ‘pasanikëve’ është që me këtë tentativë ta joshin edhe superyllin brazilian Kaka, i cili të mërkurën njoftoi se nuk dëshiron të largohet nga Milan.
Një tentativë të ngjashme kishte provuar edhe Chelsea kohë më parë, mirëpo as paratë e Roman Abramovichit nuk arritën që t’i largojnë ata nga San Siro.
Carlo Ancelotti, Foto: Teamtalk
Carlo Ancelotti, Foto: Teamtalk