Ambasadorja e Republikës Çeke në Kosovë, Janina Hrebickova, prezantoi objektivat e Republikës Çeke për Kosovën, gjatë mandatit 6 mujor, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian. Tre objektivat kryesorë të Republikës Çeke gjatë udhëheqjes së BE-së, janë; ekonomia, energjetika dhe ndikimi i Çekisë në politikën evropiane dhe atë ndërkombëtare. Hrebickova ka thënë: “ne jemi të interesuar që t'u ndihmojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe në atë të procesit të stabilizim asocimit. Në këtë kontekst vendet kanë për të përmbushur disa detyra dhe obligime të rëndësishme gjë të cilën e kemi bërë edhe ne”. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se dëshira kosovare është që gjatë udhëheqjes së presidencës së këtij 6 muajshi, politika e Republikës Çeke të jetë edhe politikë e Bashkimit Evropian dhe të ketë një qasje të re dhe të avancuar në raport me Kosovën.