Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni priti në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë, Stuart Jones.
Gjatë takimit, Hyseni dhe Jones biseduan gjatë për çështje dhe tema të cilat kanë lidhje me Kosovën dhe rreth saj. Në takim - siç bëhet e ditur - u bisedua gjerësisht për zhvillimet më të fundit në Kosovë, shtrirjen e EULEX-it, procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe procese të tjera që lidhen me aktualitetin në Kosovë.
Ministri Hyseni, nga ana e tij, e njoftoi zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë, Stuart Jones me planet e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë vit në fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie me theks të veçantë në shtimin e numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës dhe përgatitjet që po bëhen për të prezantuar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të përbashkëta për të gjitha çështjet që u diskutuan mes tyre