Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama do të shqyrtojë “të gjitha alternativat” për shtimin e presionit ndaj Kinës, me qëllim që të rrisë vlerën e monedhës së saj, duke përfshirë këtu paraqitjen e mundshme të çështjes në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sipas drejtuesit të një nënkomisioni të rëndësishëm të Dhomës së Përfaqësuesve në fushën e tregtisë, Sander Levin, përplasja dhe konfrontimi nuk mendohet të jenë rrugët që do të zgjedhë kjo administratë.