Tinejxherja e cila duke vrapuar ia ka grabitur çantën
72-vjeçares Jean Hirst herën tjetër duhet të kërkojë paraprakisht
biografinë e viktimës së saj. Sepse po ta dinte, do ta kuptonte se ka
vendosur ta plaçkit sprinteren dikur të famshme. Gjyshja e ka zënë pa
probleme.E reja ka tentuar ta plaçkit zonjën e cila me
automjet po e kërkonte një adresë. Pasi që ka hyrë në automjet me dy
shoqet e saj përnjëherë e ka grabitur çantën dhe ka filluar të ik me
vrap: ajo që vajza anonime nuk e ka ditur është se zonja quhet Jean
Hirst dhe se me shtatëmbëdhjetë vitet e saj ka qenë fituese e çmimit të
parë në sprint në garën e të gjitha shkollave angleze.
72-vjeçarja Jean ka vrapuar pas hajneshës, shpejt e ka arritur dhe kur
vajza e ka parë gjyshen në vetëm disa metra larg vetes, e ka hedhur
çantën. Janë dashur vetëm 15 sekonda që plaka ta arrij, mirëpo pasi që
ka futur në dorë gjërat e saja, nuk e ka vazhduar ndjekjen tutje.
Për më tepër, me të kthyer në automjet ka vendosur të mos i thotë asgjë
policisë dhe i ka koritur dy vajzat tjera për faktin që kanë një shoqe
të tillë.
"U kam thënë të zgjedhin mikeshat e tyre më me kujdes. Nuk ka pasur
gjasa t'i lajmëroj në polici dhe në fund të fundit e vetmja gjë me
rëndësi ka qenë të marr çantën time", ka thënë sprinterja e moshuar.