Një grua kolumbiane ka qenë e para paciente së cilës i transplantohet një organ duke përdorur qelizat e saj bazë. Operacioni në trake është kryer që në muajin qershor por vetëm tani mjekët mund të thonë me plot gojë se ndërhyrja kirurgjike ka qenë një sukses. Indet u formuan në kushte laboratorike duke përdorur qeliza të marra nga palca kurrizore e pacientes të cilat më pas u vendosën te pjesa e sipërme e trakesë së donatorit.