Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomia e Luksemburgut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Ekonomia e Luksemburgut Empty
MesazhTitulli: Ekonomia e Luksemburgut   Ekonomia e Luksemburgut Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:36 pm

Ekonomia e Luksemburgut para një shekulli ka qenë në një
shkallë të ulët të zhvillimit. Në daljen prej kësaj prapambeturie nuk
kanë ndihmuar as rezervat e konsiderueshme të mineralit të hekurit, me
që ato në përmbajtjen e tyre kanë pasur fosfor. Mënyra e defosforizimit
me metodën e Tomasit në vititn 1877 ka mundësuar rritjen e
prodhimtarisë. Prej asaj kohe prodhimtaria e gizës, e cila ka qenë 100
000 tonë, është rritur më se katër herë. Në vitin 1997 janë prodhuar
440 000 ton gizë, dhe 2,6 milion ton çelik. Sasia prej më se 6 ton të
çelikut për kokë të banorit paraqet rekordin botërorë dhe paraqet një
shtet karakteristik. Përveç përpunimit të mineralit të hekurit të
eksploatuar në vend, 90% të këtij minerali importohet nga krahina Loren
e Francës, nga Suedia dhe Brazizli. Me koksin e qymyrgurit e importua
nga gjermania punojnë 30 uzina metalurgjike, 9 çelnikore dhe 6
derstile. Qendrat më të njohura janë Diferdanzh me 20 000 banorë, Esh
me 30.000 banorë dhe Belvare , që janë koncentruar në jug të shtetit.
Në kuadër të prodhimtarisë së gjithëmbarshme metalurgjia me 75%
përcakton edhe njëanshmërinë themelore në ekonomi. Prodhimet e saj më
se 95% eksportohen jashtë, duke i sjellë Luksemburgut të ardhura të
mëdha.
Fitimet që sjell metalurgjia janë bazë e mirë e përparimit të degëve
të tjera të ekonomisë, si bujqësisë, industrisë përpunuese dhe
transporti. Bujqësia, edhe pse është intensive, prodhimtaria është e
vogël për shkak të tokës joproduktive. Në vlerën e prodhimtarisë
bujqësore 80% merr pjesë blegtoria. Për ndryshim nga shtetet tjera të
Beneluksit, në Luksemburg dominojnë pronat me madhësi mesatare(10-50ha)
me 60%.
Luksemburgu eksporton prodhimet e metalurgjisë, të cilat në tregun
botëror janë mjaft të kërkuara. Importon lëndët e para për metalurgji,
mandej drithërat. Tregtinë e ka të orientuar me shtetet e Bashkësisë
Evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ekonomia e Luksemburgut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekonomia e Italisë
» Ekonomia e Bullgarisë
» Ekonomia e Algjerisë
» Ekonomia e Kroacisë
» Ekonomia e Afganistanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: