Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomia e Italisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Ekonomia e Italisë Empty
MesazhTitulli: Ekonomia e Italisë   Ekonomia e Italisë Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:35 pm

Pozita gjeografike e Italisë është ngushtë e lidhur me det gjatë
tërë historisë, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në
zhvillimin e saj.
Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake
e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të
kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë
shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës
në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht
kah mesi i shekullit XIX. Derisa në shumë shtete të Evropës fillon të
zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane
ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në
dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e ato
janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria
edhe ashtu e shkatërruar pas luftës së Dytë Botërore nuk ka mund të
ofrojë shumë, e në bujqësi ndihej mungesa e tokës punuese.
Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i SHBA-ve,
i kanë mundësuar që shpejt të rinkëmbët ekonomia e shtetit. Rritja e
investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës
është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte
më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar si fenomen i rrallë i
ekspansionit ekonomik, e cila jo vetëm që është shprehur në rritjen e
prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe
zvogëlimin e papunësisë.
Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milion e në vitin 1072 ky
numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milion punëtorë. Derisa vlera e
prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në
vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë
dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë:
industria e gomave “Pireli’’, e automobilave FIAT, industria kimike
“Monte catini” etj. Mirëpo, kontrastet ndërmjet veriut dhe jugut që
janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse
ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të
shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ekonomia e Italisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekonomia e Luksemburgut
» Ekonomia e Algjerisë
» Ekonomia e Kroacisë
» Ekonomia e Shqipërisë
» Ekonomia e Bullgarisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: