Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 U nënshkrua investimi prej 70 milionë euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

U nënshkrua investimi prej 70 milionë euro Empty
MesazhTitulli: U nënshkrua investimi prej 70 milionë euro   U nënshkrua investimi prej 70 milionë euro Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:21 pm

Projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë 400 kV më gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë. Projekti planifikohet të fillojë brenda vitit 2009 dhe kohëzgjatja e projektit është 20 muaj. Vlera e përgjithshme e parashikuar e projektit është mbi 70 milion Euro ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane, përmes Bankës për Zhvillim-KfW, pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër kredi afatgjate.
Në praninë e autoriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Drejtori menaxhues i KOSTT sh.a z.Fadil Ismajli dhe drejtori menaxhues i OST Shqipëri z.Ymer Balla kanë nënshkruar Marrëveshjen për implementimin e projektit të linjes interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri si dhe Marrëveshjen e Interkoneksionit në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës-KOSTT sh.a dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë-OSTSh.
" Marrëveshja e Interkoneksionit në mes të KOSTT sh.a dhe OST Shqipëri
Në kuadër të zhvillimit të mëtejmë dhe formalizmit të bashkëpunimit në mes të KOSTT dhe OST Shqipëri është lidhur marrëveshja e interkoneksionit përmes së cilës vendosen parimet e operimit dhe mirëmbajtjes së interkoneksionit ekzistues si dhe zhvillimit të interkoneksioneve të reja. Kjo marrëveshje gjithashtu përcakton bazat dhe mënyrën e eksploatimit optimal të linjave dhe mundëson vendosjen dhe shfrytëzimin e shërbimeve ndihmëse', thuhet ne komunikate.
Me marrëveshjen për implementimin e projektit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri që ka karakter të kontratës, përcaktohen raportet e ndërsjella të KOSTT dhe OST Shqipëri në implementimin e projektit, dhe mekanizmat për menaxhimin efikas të tij.
Ndërkaq pjesa e linjës në Shqipëri pritet të financohet po ashtu nga KfW përmes kredisë afatgjate.
Ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike.
Ndërtimi i linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, do të mundësojë shkëmbimin më të madhë të energjisë në mes të dy vendeve sidomos pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese të planifikuara në Kosovë të bazuara në linjit si dhe të kapaciteteve gjeneruese hidro të Republikës së Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
U nënshkrua investimi prej 70 milionë euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro
» Milani: 35 milionë euro plus Oddon për Riberyn
» Greqi, 40 milionë euro për lirimin e biznesmenit Panagopullos
» Secco: Madje as Del Piero nuk vlen 120 milionë euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: