Dora e aktorit Morgan Freeman është ende e paralizuar si pasojë e aksidentit të cilin e pësoi vitin e kaluar.
Ylli i filmit “The Dark Knight” ka dëmtuar nervin në aksidentin e trafikut që e pësoi në gusht të vitit 2008, ndërsa për t’u shëruar nevojitet një kohë e gjatë.
Freeman, i cili ka një pasion të madh për të pilotuar, thotë se i mungon fluturimi, ndërsa është i vetëdijshëm se nuk mund ta drejtojë aeroplanin në gjendjen aktuale.
“E kam dëmtuar shumë nervin, ndërsa dorën e kam ende të paralizuar. Kështu që derisa të shërohet ky dëmtim nuk do të mund të fluturoj”, ka thënë veterani i Hollywoodit.