Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rritja ekonomike, edhe BERZH kundër Berishës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Rritja ekonomike, edhe BERZH kundër Berishës Empty
MesazhTitulli: Rritja ekonomike, edhe BERZH kundër Berishës   Rritja ekonomike, edhe BERZH kundër Berishës Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 5:28 pm

Pas FMN-së, Ministrisë së Financave, BSH-së etj., edhe BERZH së fundmi ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku thuhet se rritja ekonomike në 2008-ën do të pësojë ulje, duke regjistruar nivelin e 6%.

Në këtë pikë, Kryeministri Berisha është i vetmi që beson në një rritje ekonomike të Shqipërisë me rreth 10 për qind. Raporti i Tranzicionit 2008 i BERZH-it, i cili gjurmon performancën ekonomike dhe progresin e reformave në vendet ku vepron BERZH, parashikoi se rritja e përgjithshme ekonomike do të ulet në 6.3% në vitin 2008, nga 7.5% në vitin 2007 dhe do të bjerë nën 2% në vitin 2009. Konkretisht, sa i takon vendit tonë, BERZH-i deklaron se, rritja ekonomike në Shqipëri pritet të arrijë 6.1% në vitin 2008, nga 6% në vitin 2007. Ndërsa në vitin 2009, rritja pritet të arrijë në 4%. Ivo Germann, ekonomisti kryesor i BERZH-it për Shqipërinë, u shpreh se "Shqipëria po vazhdon të ketë një progres të mirë në disa fusha, por nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe rritjen e cilësisë së infrastrukturës për të ruajtur në të ardhmen rritjen mbresëlënëse ekonomike të viteve të fundit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rritja ekonomike, edhe BERZH kundër Berishës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë
» Embargo ekonomike, veprim i shekullit te kaluar
» Rënia ekonomike në BE rëndë do ta prekë Suedinë
» Në Gjermani pritet rënie e madhe ekonomike
» Shqipëria vendi i dytë në rajon për lirinë ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: