Gazeta “Marca” akuzon presidentin e Realit se ka manipuluar asamblenë e dhjetorit
Vazhdojë akuzat dhe skandalet për presidentin e Realit të Madridit, Ramon Kalderon. Pak ditë më parë, ish-sekretarja e tij tregoi se si e kishte prezantuar Van Nisltëroi, pa firmosur ende kontratën, dhe se si kishte paguar dyfishin e asaj që mund të paguante për të marrë Higuainin nga River Plejti.
Dje ka dalë një tjetër skandal, këtë herë nga burime pranë gazetës spanjolle “Marca”, të cilat pohojë se Kalderonin ka blerë me parà disa anëtarë të klubit “merenges”, të cilët kanë folur pro tij, gjatë asambelës së muajit dhjetor. “Kalderon manipunol Asamblenë”, ishte titulli i madh i të përditshmes madrilene.
Sipas saj, njerëz pa peshë në klub, “fytyra të reja”, flisnin gjithë kohën, duke mos i lënë radhë, qoftë edhe dikujt që të kishte një mendim kundra Kalderonin. Këto akuza vijnë menjëherë pas gafës kolosale në merkato.
Drejtori teknik i Realit, Predrag Mijatoviç, nuk e dinte se mund të federonte në Champions vetëm një futbollist që kishte luajtur më parë në Kupën UEFA. Në këtë mënyrë, ai shpenzoi 40 milionë për të marrë Huntelarin nga Ajaksi dhe Diarranë nga Portsmuthi, por vetëm njëri prej tyre mund të luajë në Champions.
Pavarësisht se Reali ka fituar dy kampionatet e fundit, tifozët në “Bernabeu” nuk gëzojnë simpati për presidentin që nuk i ka mbajtur premtimet. Prej pesë sezonesh, Reali nuk arrin as në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ndërsa Kristiano Ronaldo, Kakà dhe Çesk Fabregas (tri premtimet elektorale) vazhdojnë karrierën e lavdishme larg “Bernabeut”.