Ministria e Ekonomisë i ka dhënë fund procesit përzgjedhës të kompanive që kanë shprehur interes për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drin. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie në garë për marrjen me koncension të këtij hidrocentrali janë gjashtë kompani të njohura botërore dhe me përvojë në fushën e energjisë. Në listën e konkuruesve janë të përfshira edhe dy kompani që tashmë e kanë nga një koncesin në energjetikë, sic janë Verbund e cila ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës dhe Statkraft që ka marrë koncensionin e kaskadës së Devollit së bashku me EVN.