Barcelona “magjeps” Ronaldon dhe Kakanë
Kristiano Ronaldo dhe Kakà kanë qenë të pranishëm të hënën në ceremoninë galà të FIFA-s, ku portugezi u shpall “Futbollisti më i mirë i vitit”, duke ia marrë fronin brazilianin. Në konferencat për shtyp të të dy futbollistëve, midis të tjerave, spikasin elozhet e tyre për Barcelonën e Guardiolës, kryesuese e kampionatit spanjoll.
Kakà tha: “Ne te Milani e ndjekim kampionatin spanjoll. Eshtë shumë interesante të shohësh Barcelonën. Unë mendoj se ata janë skuadra më e mirë për momentin dhe luan futbollin më të bukur në botë”.
Ndërsa Kristiano Ronaldo tha: “Shoh gjithmonë Barçën dhe Realin. Mendoj se Barcelona ka diçka më shumë, ndoshta se të gjitha ekipet e tjera. Do të jetë favorite deri në fund për titullin dhe Championsin. Eshtë kënaqësi të shohësh një futboll të tillë”.
————————————————————
Agirre shqetësohet për formën e Agueros
Trajneri i Atletikos së Madridit, Havier Agirre, tha përpara ndeshjes së sotme ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit se ishte i shqetësuar për formën fizike të Serxhio Agueros. Argjentinasi 20-vjeçar vuan nga një dëmtim, i cili nuk po e lejon të luajë në 100%.
“Dëmtimi i sjell shqetësime atij. Ai lloj dëmtimi nuk të pengon të vraposh ose të luash, por është peshë. Nuk është e lehtë për t’u përballuar fizikish dhe moralisht, aq më tepër, nga një futbollist kaq i ri në moshë, - tha Serxhio Aguero. - I mungon eksperienca në raste të tilla dhe të gjithë ne duhat ta mbrojmë.”
Më pas, Agirre ka bërë të ditur se nuk kishte ndër mend të largohej, pavarësisht nga koret e tifozëve kundra tij, gjatë tri ndeshjeve të fundit, ku Atletiko është mundur. “Kam ende shumë për të dhënë,” - tha ai.
“AS”, gazeta e përditshme spanjolle, ka bërë të ditur se menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendez, ka arritur një marrëveshje me Realin e Madridit. Në faqet e saj lexohet. “Ronaldo ka arritur marrëveshjen me Realin dhe familja Glajzërs është gati të marrë çekun me 90 milionë euro. Pengesa e vetme vazhdon të jetë Fergusoni, por këtu Reali nuk ka asgjë në dorë.”
Van Nistëlroi, sulmuesi i Realit të Madridit, dy ditë pasi ka hequr patericat ka nisur fazën riaftësuese, pas operacionin në ligamentet e gjurit të djathtë. “Van Gol” është rikthyer dje në Spanjë, pasi qëndroi një muaj në Holandë. 32-vjeçari mendohet të qëndrojë larg fushave deri në muajin maj. Të njëjtin fat ka pasur edhe mesfushori i Realit, Mamadu Diarra.
Roben po kalon një formë të shkëlqyer, që kur është rikthyer nga dëmtimi. Autori i golit të parë për Realin e Madridit, në fitoren 3-0 ndaj Majorkës në fundjavë, tha: “E vërteta është se tani ndihem më mirë se kurrë. Kam besim të plotë në atë që bëj dhe shpresoj të vazhdoj gjithmonë në këtë linjë. Gjithsesi, rëndësi ka që ekipi u kthye te fitorja jashtë fushe”.
Reali i Madridit po përgatitet të ofrojë 12 milionë euro plus Havier Savilën, për të marrë Antonio Valencian nga Uigani në Premier Ligë. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta ekuadoriane “El Komeriço”, e cila citon fjalët e babait të futbollistit: “Trajneri Brus i kërkoi Realit 17 milionë euro, ata jepnin vetëm 12 milionë, por tani mund të futet në bisedime edhe Saviola