Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkurt premier leage

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Shkurt premier leage Empty
MesazhTitulli: Shkurt premier leage   Shkurt premier leage Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 5:45 pm

Penant: Dua të qëndroj në “Anfild”!

Menaxheri i Zhermen Penantit ka thënë se mesfushori i Liverpulit nuk dëshiron të luajë për asnjë klub tjetër të Premier Ligës, si dhe dëshiron të qëndrojë në Anfield. Hall Sit është në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e Penantit, i cili është përfolur për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit.

Por përfaqësuesi i Penantit ka thënë për mediet se klienti i tij nuk është i interesuar të luajë për asnjë klub tjetër në Angli. “Zhermeni është duke biseduar me Liverpulin, - ka thënë ai për gazetën “Hull Daily Mail”. - Ai nuk dëshiron të luajë për asnjë klub tjetër në Premier Ligë dhe dëshiron të qëndrojë me Liverpulin.”

——————————————————

Benitez: Asnjë problem me drejtuesit

Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, ka hedhur poshtë fjalët, sipas të cilave, ai ka pasur një konflikt të ri me pronarët amerikanë të klubit, lidhur me rolin e tij në klub.

Lajmet në shtypin anglez të së martës kanë sugjeruar se bisedimet për kontratën e re të Benitezit ishin në rrezik të dështonin, për shkak të kërkesës së spanjollit për të pasur kontroll total mbi strategjinë e transferimeve në klub.

Benitezi, i cili u përfshi sezonin që shkoi në një duel force në largësi me dyshen amerikane Tom Hiks dhe Xhorxh Xhillet, në lidhje me të ardhmen e tij, ka këmbëngulur se nuk sheh probleme në horizont.

“Menaxheri im ka marrë draftin e kontratës sime të hënën dhe unë kam shprehur habinë time, për faktin se disa gazetarë flasin për të, kur unë nuk e kam lexuar akoma atë draft dhe nuk e kam diskutuar me pronarët e klubit, - tha Benitezi. - Kemi rënë dakord për gjatësinë e kontratës dhe për rrogën.

Tani do të na duhet të diskutojmë rolin tim dhe përgjegjësitë e mia, si trajner dhe menaxher i klubit. Por nuk kemi pasur ende mundësinë të diskutojmë. Dikush zotëron informacion dhe ka ndër mend të krijojë rrëmujë, por ne nuk kemi biseduar ende pasi, siç thashë, kontrata ka ardhur vetëm të hënën në mbrëmje. Unë nuk kam probleme me asnjërin prej pronarëve amerikanë,” - ka shtuar shefi i të kuqve.

——————————————–

Anelka vazhdon garën “treshe”

Çelsi hyri në ndeshjen kundër Mançesterit në Old Trafford, me shrpesën e një fitoreje për të shkurtuar diferencën me Liverpulin kryesues, që kishte barazuar një ditë më parë në Stok Siti. Në vend të kësaj, skuadra e Skolarit u mund 3 - 0 nga një Mançester agresiv, duke i lënë “blutë” katër pikë larg Liverpulit dhe vetëm një më shumë se Junajtedi.

Por Nikolas Anelka, golashënuesi më i mirë i Premier Ligës, u ka thënë tifozëve të Çelsit se duhet të jenë optimistë dhe të shohin anën pozitive. “Tifozët janë frustruar nga rezultatet tona të fundit, që është logjike.

Duke folur për lojtarët, mund të them se nuk jemi aspak të lumtur nga loja jonë. Pozitivja është se ne jemi ende në garën me tri drejtime. E dimë se do të jetë tepër e vështirë, por nuk ka asgjë të pamundur,” - ka thënë Anelka.

Çelsi do të ndeshet sot kundër Sauthend Junajtedit, në raundin e tretë të Kupës së Ligës, kurse ndeshja e tyre kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve luhet më 25 shkurt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Shkurt premier leage
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkurt primera division
» premier league
» England - Premier League
» Scotland - Premier League
» Premier League, 11-të më të mirët në javën e 21-të

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: