Bashkërenduesi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Frode Mauring, thotë se pas zgjidhjes së statusit politik, Kosova duhet të përqendrohet në zhvillimin e saj ekonomik.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se Kombet e Bashkuara janë të paanshme ndaj statusit politik por do të angazhohen shumë për të zbutur papunësinë e varfërinë dhe për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi dhe arsimin e Kosovës.