Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë Empty
MesazhTitulli: Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë   Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 8:40 pm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj theksoi se marrëdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve janë të mira, por se ka mundësi dhe vend që ato të thellohen. Këmbimi tregtar sipas tij edhe më tej është shumë i pavolitshëm për Kosovën, pasi që importon mallra në vlerë prej afro 270 milion euro, ndërsa eksporton vetëm afro 14 milion.

Përfaqësuesit Odës Ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë të hënën në prezencën e ministrit të ekonomisë dhe financave të Maqedonisë, Fatmir Besimi biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve.

"Oda Ekonomike e Kosovës është e interesuar që bashkëpunimin ekonomik me Maqedoninë si njërin ndër partnerët më të rëndësishëm ta ngrit në nivel edhe më të lartë duke gjetur forma të bashkëpunimit më të avancuar dhe në këtë drejtim ne kemi disa propozime konkrete", tha Beqaj.

Kryetari i OEK-ut kërkoi thjeshtësimin e procedurave doganore deri në momentin e harmonizimit të kontrollit doganor në një pikë, që do ti kontribuonte këmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Përfaqësuesit e biznesit nga Kosova, siç tha kryetari i OEK-ut konsiderojnë se të dy vendet duhet të punojnë më shumë në depërtimin e prodhimeve të njërit vend në tjetrin.

Beqaj tha se OEK-u konsideron të rëndësishëm ndryshimin e kuotave të sigurimit të mallrave dhe njerëzve dhe se ato duhet të janë "më miqësore për të dy vendet.

Komuniteti i biznesit konsideron se duhet bërë më shumë që transporti i mallrave të kryhet përmes hekurudhave, tha kryetari i OEK-ut.

OEK-u me OEM dhe me partnerët e tjerë në këtë vend është i gatshëm që të bëjë promovime, këmbime të informacioneve dhe produkteve nga të dyja vendet, që do ti paraprijnë arritjes së marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta në mes të qeverive të të dy vendeve.

OEK-u, konsideron se mbajtja e një Forumi Ekonomik me rastin e vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të dy vendeve do ti kontribuonte që bizneset të shohin ndryshe njëri tjetrin, tha kryetari Beqaj.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Maqedonisë, Fatmir Besimi duke përkrahur propozimet e dhëna nga kryetari i OEK-ut theksoi se Maqedonia nuk ka interes te njëanshëm që të realizon suficit tregtar me ekonominë e Kosovës

"Interesi për bashkëpunim ekonomik vazhdon të jetë dhe mendojmë që tani përveç bashkëpunimit tregtar mund të ngritët edhe në nivel të investimeve të përbashkëta. Në Maqedoni ka biznesmen dhe afaristë të suksesshëm të cilët mund të bëjnë investime në bizneset në Kosovë".

Ministri Besimi theksoi se mund të sigurohet pjesëmarrja e bizneseve nga Maqedonia në ndërtimin e infrastrukturës në Kosovë, duke pasur parasysh ndihmën që iu dha Kosovës në konferencën e donatorëve.

Ai informoi se në takimet me ministrat e Qeverisë së Kosovës është biseduar për marrëveshjet për mbrojtjen e investimeve, heqjen e tatimit të dyfishtë dhe lidhur me këto çështje do të informohen ministrat e Qeverisë së Maqedonisë.

"Gjithashtu për me u realizua e tërë kjo dhe për tu zgjeruar bashkëpunimi duhet ngritur Komitetin për bashkëpunim ekonomik", porositi ministri Besimi.

Edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe asociacionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë përkrahen propozimet e dhëna nga kryetari i OEK-ut duke theksuar se duhet filluar me aktivitete konkrete te cilat mund të duken të vogla në fillim por të cilat mund të japin rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekonomia e Republikës së Maqedonisë
» Mauring: Kosova duhet të përqendrohet në zhvillimin ekonomik
» Walker, hero i popullit të Kosovës
» S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur
» a ju pelqen jeta jasht kosoves a ne kosov

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: