Kompania finlandeze për siguri F-Secure ka njoftuar se brenda vetëm 24 orësh janë infektuar mbi një milion kompjuterë në mbarë botën nga një krimb (worm) i cili i shfrytëzon lëshimet e sigurisë të zbuluara para pak në Windows. Të goditura janë sistemet operative Windows 2000, XP, Vista, 2003 Server dhe 2008 Server.
Sipas të njëjtit vlerësim deri më tani më këtë krimb gjithsej janë infektuar më së paku 3.5 milionë kompjuterë.
Të dhënat e përmendura do të duhej tu tërhiqnin vëmendjen përdoruesve në mbarë botën se me çfarë shpejtësie në botën e sotme të internetit shpërndahet softueri problematik në mesin e kompjuterëve.
F-Secure ka bërë të njohur se nuk bëhet fjalë për kompjuterë të cilët gjenden në një hapësirë të caktuar gjeografike, por një numër më të madh të shteteve të shtrira në mbarë botën.