Kompania finlandeze për siguri F-Secure ka njoftuar se brenda vetëm 24 orësh janë infektuar mbi një milion kompjuterë në mbarë botën nga një krimb (worm) i cili i shfrytëzon lëshimet e sigurisë të zbuluara para pak në Windows. Të goditura janë sistemet operative Windows 2000, XP, Vista, 2003 Server dhe 2008 Server