Ekipi i Milanit ka vënë në shënjestër mbrojtësin e PSV Eindhoven, brazilianin Alex, si cak i mundshëm për transfer të sezonit veror, pasi që dëshiron ta freskojë mbrojtjen e moshuar.
Mbrojtësi 23-vjeçar brazilian, aktualisht është në pronësi të Chelseat, derisa është në përfundim të huazimit trevjeçar te kampionët e Holandës, që erdhi si rezultat i problemeve që kishte rreth pajisjes me dokumente në Britani.
Mediat italiane sugjerojnë që Chelsea duhet të kërkojë nga rosonerët, si shkëmbim, mbrojtësin Kakha Kaladze, lojtarin të cilin tentuan ta blinin dy vite më herët.
Kaladze mund të luajë në të dy pozitat, qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, pozita këto ku Chelsea ka qenë pak i mbuluar këtë sezon, mirëpo zëvendëskryetari Adriano Galliani tashmë ka deklaruar se lojtarët kyç të Milanit janë “të patransferueshëm”.