Ditëve të fundit ka spekulime të shumta në lidhje me ofertën që kanë bërë ‘pasanikët’ nga Mançesteri për të fituar shërbimet e yllit të Milanit. “Sky Italia” njofton se delegatët e Cityt i kanë shtuar edhe shtatë milionë euro ofertës primare, dhe tashëm ata ofrojnë 120 milionë euro për ta transferuar ish-Topin e Artë. “Ne jemi duke shqyrtuar ofertën për Kaka. Manchester City ka dhënë një propozim dhe ne jemi duke e shqyrtuar. Kjo nuk do të thotë se e kemi pranuar atë, por pas shqyrtimit do të vendosim për përgjigjen”, ka thënë drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma. Ndërkohë mësohet se babai i Kaka ka udhëtuar për në Mançester, ndërsa një burim i besueshëm i ka thënë “Associated Press” se Milani është pajtuar, ndërsa mbeten të zgjidhen detajet ndërmjet lojtarit dhe Cityt.