Duket se Subaru në panairin e automjeteve të Detroitit, i cili mbahet muajin e ardhshëm, në vend të kupesë së pritur në bashkëpunim me prodhuesin Toyota, do të paraqes vizionin e gjeneratës së ardhshme të limuzinës Legacy.
Njoftimi për media i prodhuesit japonez Subaru flet se automjeti do të ketë motor katër-cilindërsh boxer prej 2.6 litrash.
Nga një fotografi megjithatë i jepen disa kahje të reja dizajnit (të cilin Subaru po e ndërron sikur çorapet) me maskë të formësuar në formë agresive.
Sa i përket enterierit, për të japonezët pohojnë se “po bashkojnë arkitekturën moderne, të teknologjisë së lartë me mjedis komod për udhëtarët”.