w1ll1am$ S.MODERATOR
Numri i postimeve : 908 Age : 35 Qyteti : kaqanik Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Android G2 vjen në fillim të vitit 2009? Sat Jan 17, 2009 12:41 pm | |
| Janë paraqitur specifikat e para të trashëguesit të modelit të HTC-së, G1, të bazuar në sistemin operativ Android nga Google. Se a janë të sakta këto të dhëna, nuk e dimë, mirëpo si konkurrent i drejtpërdrejt i iPhone pajisja do të mund të ishte shumë interesante. Sipas thashethemeve, G2 nuk do të ketë tastierë si G1, por do të mbajë rrotëzën e vogël për udhëheqje në fund të pajisjes. Nga karakteristikat tjera përmenden Wi-Fi, EDGE e GPRS si dhe kamera me rezolucion prej pesë megapikselash, derisa detajet tjera të rëndësishme ende nuk kanë rrjedhur. Se a janë specifikat e përmendura të sakta, nuk e dimë, mirëpo sipas një burimi, pajisja do të duhej të paraqitej në treg qysh në janar të vitit të ardhshëm, derisa burimi i dytë thotë se kjo do të ndodhë në muajin prill; sigurisht e vërteta është diku në mes, e atëherë do të mësojmë karakteristikat e sakta të kësaj pajisjeje | |
|