Hit seriali televiziv i Lauren Conrad, "The Hills", do të përfundojë së realizuari pas përfundimit të serive të radhës.
Drama për jetën reale, e cila dokumenton jetën e Conrad dhe miqve të saj në Los Angeles, është duke përjetuar sezonin e pestë, mirëpo sipas “The Sun”, pas përfundimit të sezonit të gjashtë do t’i vijë fundi.
“Mendoj se të gjithë të përfshirët në shou, po ashtu edhe Lauren, dëshirojnë të vazhdojnë me jetët e tyre”, ka thënë një burim për tabloidin britanik “The Sun”.