Kohë pas kohe nga punëtoritë e fabrikave më pak të njohura ndonjë automjet interesant: e kësaj radhe bëhet fjalë për një jashtëzakonisht interesant.
Kompania daneze Zenvo Automotive ka paraqitur projektin e vet të superautomjetin ST1. Motori shtatë-litërsh V8 me prejardhje të panjohur është vendosur në pjesën qendrore, falë ndihmës nga dy kompresorë zhvillon hiq më pak se 1.104 KF dhe në boshtin e prapmë, shumë me ambicie, i bart me anë të marshit prej gjashtë shpejtësish.
Gjiganti danez supozohet se shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda, derisa deri në 200 km/h arrin për nëntë sekonda, e nën ngarkesën maksimale do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 372 km/h.
Projekti Zenvo ST1 ka nisur para katër vitesh, derisa danezët me optimizëm paralajmërojnë shitjen e modelit të parë qysh vitin e ardhshëm.
Çmimi tani për tani nuk është i njohur, mirëpo kur merret parasysh seria e kufizuar prej gjithsej 15 njësish, nëse ju intereson sa kushton – sigurisht nuk keni aq para sa për ta blerë.