Një agjenci njujorkeze për hulumtime të tregjeve ka publikuar anketat mbi shitjen e kompjuterëve gjatë vitit 2008, i cila është shënuar edhe si “viti i laptopëve”.
Rezultatet paraprake deri tek të cilat ka ardhur kompania iSupply kanë treguar se në tregun botëror në vitin 2008 ka dominuar shitja e laptopëve në krahasim me desktop kompjuterët.
Hulumtimi ka treguar se shitja e laptopëve është rritur për 40 për qind në krahasim me vitin 2007, derisa shitja e kompjuterëve klasik ka rënë për 1.3 për qind, zbulon agjencia e lajmeve AP.
Shitja e kompjuterëve laptopë, celularëve dhe pajisjeve që kanë qasje në internet në vitin 2008 ka përjetuar ekspansion të plotë që sqaron “kërkesën e madhe” për internetin i cili cdo ditë e më shumë ka përdorues.
“Ky trend do të vazhdoj me rritje. Në fakt sapo ka filluar”, ka deklaruar një nga të punësuar në iSupply, Dinesh Moorkjani.
Sipas pritjeve të tanishme, shitja e laptopëve dhe pajisjeve të ngjashme në tremujorin e parë të vitit 2009 do të rritet për 20%, derisa vlerësohet se prodhimi i kompjuterëve desktop në të njëjtën kohë do të bie.