Këngëtari kosovar, Mehdin Pergjegjaj-Meda, ashtu sikurse viteve të
kaluara, edhe këtë herë për festën e fundvitit do të sjellë dy këngë të
reja për fansat e tij.
“Dy unaza në dorë” është njëra nga
këngët ritmike me të cilën Meda do të paraqitet për festat e Vitit të
Ri. Ndërsa kënga tjetër titullohet “Shumë dashni tu qesh fillojnë”.
Edhe këtë herë autor i dy këngëve të tij është Fatmir Muja, ndërsa muzika është bërë nga Eroll Jakupi.