Volkswagen do ta prezantojë versionin GT të Scirocco, me shenjën Scirocco GT24 dhe agregat prej 325 KF. Këtë version do ta provojnë ngasës të njohur, gjatë kohës prej 24 orëve në Nurburgring.
Versioni sportiv i automjetit, Scirocco GT24, është aq i ulët saqë është e pamundur të futet dora ndërmjet hapësirës së gomës dhe karrocerisë.
Nga vozitësit e njohur të cilët do ta kenë mundësinë e provimit të automjeteve të para të këtij versioni të fuqishëm janë, Carlos Sainz dhe Hans Joachim Stuck.
Fuqia prej 325 KF fitohet nga motori dy litërsh (2.0) me mbushje turbo, derisa momenti rrotullues maksimal arrin 340 Nm.
Ideja e zhvillimit dhe prodhimit të këtij versioni në automjete sportive të Volkswagenit, ka filluar që nga viti 1970, ndërsa deri më tani nga modeli Scirocco janë prodhuar mbi 360.000 automjete.