Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si të rifreskoni IP-në, kur lidhja me uebin ka probleme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Si të rifreskoni IP-në, kur lidhja me uebin ka probleme Empty
MesazhTitulli: Si të rifreskoni IP-në, kur lidhja me uebin ka probleme   Si të rifreskoni IP-në, kur lidhja me uebin ka probleme Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 11:36 am

Nëse përdorni DSL apo lidhje kabllore, ka shumë mundësi që të keni një adresë IP (protokolli i Internetit) dinamike, çka do të thotë se adresa e kompjuterit tuaj me internetin ndryshon sa herë që ndizni kompjuterin. (Në dritaren e konfigurimit të rrjetit, mekanizmi për caktimin e adresës IP quhet DHCP, që është shkurtim i Dynamic Host Control Protocol).

Megjithatë, herë pas here, ky proces nuk sillet në mënyrë aq dinamike sa ç’thuhet në emrin e tij. Ndonjëherë nuk caktohet adresë e re pas butimit dhe mbetet ende adresa e fundit e përdorur. Meqenëse për t’u lidhur me internetin duhet një adresë e re, kur hapni shfletuesin e uebit ju shfaqet një dritare me lajmërimin se kompjuteri nuk mund të lidhet me Internetin.

Si në rastin kur kompjuteri juaj është i lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet një modemi, ashtu edhe kur përdor një ruter, hapi i parë që duhet bërë për të marrë një adresë të re IP është klikimi me butonin e djathtë të miut në ikonën e rrjetit, që ndodhet në shiritin e orës (poshtë djathtas). Nga menyja që shfaqet, zgjidhni Repair (Riparo). Windows fshin automatikisht adresën e vjetër dhe kërkon adresa të reja nga ruteri apo nga ISP-ja, në varësi të mënyrës se si është lidhur kompjuteri juaj.

Shumicën e rasteve kjo metodë funksionon për bukuri, por në rast të kundërt do t’ju duhet t’i rregulloni gjërat manualisht dhe pikërisht këtu hyjnë në punë kleçkat dhe yçklat e Ipconfig-ut, të cilat ju ndihmojnë ta vini në punë lidhjen me uebin.

Klikoni te butoni Start, zgjidhni Run (Windows+ R, nga tastiera) dhe shkruani cmd. Në Vista mund të kurseni kohë duke shkruar cmd te kutiza e kërkimit të butonit Start.

Te dritarja me komanda, shkruani ipconfig. Në moment shfaqet adresa aktuale IP dhe disa të dhëna të tjera. Për ta detyruar Ipconfig-un që të bëjë ndonjë ndryshim, si p.sh. rifreskimin e adresës IP, do t’ju duhet të fusni një parametër të paraprirë nga një hapësirë dhe nga një slash (fraksion). Parametrat më të efektshëm për këtë rast janë ‘/release’ dhe ‘ /renew’.

Duke shtypur ipconfig/release, ju udhëzoni serverin DHCP për të fshirë adresën ekzistuese IP. Ky proces zgjat disa sekonda dhe konfirmohet nga shfaqja e dy rreshtave në dritaren e komandave, ku tregohet se adresa IP i ka të gjitha shifrat zero.

Tani shtypni ipconfig/renew. Nëse komanda është e suksesshme, do të shfaqet një adresë e re IP, së bashku me komponentët e tjerë të rinovuar. Përveç këtyre, do të shfaqet edhe prapashtesa DNS, që, me pak fjalë, është adresa e ISP-së suaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të rifreskoni IP-në, kur lidhja me uebin ka probleme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sërish probleme për Aquilanin
» Pattinson nё probleme pas prerjes sё flokëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Qendra Shkarkimit :: Tutorials & Mësime-
Kërce tek: