Këtë fundjavë Roma udhëton në Bergamo ku do të ndeshet me Atalantan, ndërsa mesfushori italian, Alberto Aquilani, është në dyshim për këtë ndeshje, pasi nuk arriti ta përfundonte seancën e sotme stërvitore.
Aquilani ishte pjesë e përfaqësueses së Italisë, e cila u ndesh me Brazilin në Londër, dhe gjatë asaj ndeshje pësoi një lëndim, i cili mund t’i kushtojë me moslojë këtë javë.
Giallorossët janë në pozitën e pestë në Serie A dhe dëshirojnë të sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.