Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, e ka refuzuar marrëveshjen e re e cila i është ofruar këtë javë, për shkak se dëshiron të ketë kontroll të plotë në menaxhim.
“Negociatat në mes të agjentit dhe përfaqësuesve ishin pozitive dhe miqësore, por dallimet tona bazohen në përgjegjësitë e mia. Pronarët llogarisin se vendimet menaxheriale duhet të jenë detyrë e drejtorit ekzekutiv”, ka thënë Benitez.
“Kam përvojë të madhe në futboll, në klube të ndryshme dhe nëse nuk keni drejtor teknik dhe ju jeni menaxher, ju duhet të keni kontroll në vendimet futbollistike. Por kjo gjithmonë duhet të jetë në koordinim me buxhetin i cili kontrollohet nga pronarët dhe klubi”, ka shtuar spanjolli.