Bombardimet në Gaza kanë vazhduar përgjatë gjithë natës e trupat këmbësore dhe tanket izraelite kanë hyrë më thellë në zonat urbane, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Përpjekjet diplomatike për tu dhënë fund luftimeve janë arsyeja e udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme gjatë të cilit do të ndalet në Egjipt, Siri, Izrael, Bregun Perëndimor, Jordani, Turqi, Liban dhe Kuvajt. Ku do tu bëjë thirrje të dyja palëve të pranojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit që kërkon armëpushim të menjëhershëm.