Terroristi më i kërkuar në botë, Osam Bin Laden ka lëshuar një mesazh audio, në të cilin bënte thirrje për xhihad, luftë të shenjtë në Gaza. Autoritetet përkatëse ende nuk kanë konfirmuar autenticitetin e mesazhit, megjithatë ata bëjnë të ditur se zëri është i njëjtë me atë të mesazheve të mëparshme të kreut të Al-Kaedas. Por, sipas Shtëpisë së Bardhë, kaseta e re e videos së Osama bin Ladenit tregon izolimin e liderit të organizatës terroriste dhe se ka të ngjarë që të jetë një thirrje për të mbledhur fonde.