21:55/15.01.09 - Ngjela: PD e kane drejtuar punonjesit e sigurimit te shtetit
Deputeti i pavarur Spartak Ngjela ka hedhur nje akuze te rende ne drejtim te Partise Demokratike gjate emisionit “Top Story” qe trajton ceshtjen e ligjit te Lustracionit.
Sipas tij, ne deget e Partise Demokratike neper rrethe, pas rrezimit te regjimit, u emeruan shume ish punonjes te Sigurimit te Shtetit. “Drejtimin e terrorit shteteror ketu e ka drejtuar partia, prandaj ligji duhet te merret me formacionin politik. 90 perqind te nenkryetareve te PD-se neper rrethe kane qene agjente te Sigurimit te Shtetit”, eshte shprehur Ngjela, sipas te cilit, po 90 perqind e sekretareve te PD-se neper rrethe u importuan nga radhet e Sigurimit te Shtetit.
“Ligji eshte nje tallje e radhes qe punistet bejne per historine e tyre. Sikur te niseshin nga nje sikur, kurre nuk do ta benin denostifikimin e shoqerise gjermane, nazistet. Duhet te qendrojme tek momenti profesional i atij regjimi. Ai sistem ka qene terrorizem shteteror. Sigurimi i shtetit drejtohej nga byroja politike”, vijon Ngjela, sipas te cilit, ligji i miratuar duhet te preke edhe ish drejtuesit e partise ne rrethe.
“Mekanizmi i hetimit eshte nje ingranazh i verber qe lidhet me provat dhe ju garantoj qe Gerdecin e ka kapur pushteti gjyqesor amerikan dhe askush nuk shpeton. Nese berisha e ka bere per te trembur gjyqtaret e Gerdecirt dhe te rruges Durres-Kukes, kot qe e ka bere sepse gjyqtaret do zevendesohen”, qarteson deputeti Ngjela, sipas te cilit, ligji duhej te ishte me universal, me i thelle dhe me komod. “Ligji vjen nga morali nuk vjen nga politika, kjo eshte shkolla e ligjit”, shton Ngjela.