Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Letersia E Hershme dhe Bejtexhinjte

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Letersia E Hershme dhe Bejtexhinjte Empty
MesazhTitulli: Letersia E Hershme dhe Bejtexhinjte   Letersia E Hershme dhe Bejtexhinjte Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:13 am

Letersia e Bejtexhinjve

Hyrje

Ne shekullin XVIII ne Shqiperi lindi dhe u zhvillua nje rryme letrare me tipare teper origjinale per vendin tone, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershe). Ajo u be dukuri e rendesishme dhe pati perhapje shume te gjere ne qytete te ndryshme te Shqiperise, ne Kosove, por edhe ne qendra me te vogla fetare e me pak ne fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve te veeanta historike, i dy pale faktoreve te kundert.

Nga njera ane ishte kerkesa per te shkruar shqipen si gjuhen e vendit, per ta perdorur edhe ne praktiken fetare e per t'u eliruar nga ndikimet e kulturave te huaja. Kjo ishte me teper prirje e shtresave qe lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjeter, eshte shtimi i trysnise ideologjike te pushtuesit. Nepermjet fese dhe kultures islame synohej te arrihej nenshtrimi i shqiptareve. Pushtuesi hapi ketu edhe shkollat e veta. Shume poete bejtexhinj kishin mesuar ne to.

Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezise e te kultures orientale, por ajo eshte pjese e pandare e kultures se popullit tone. Ajo eshte shprehje e talentit, e shpirtit krijues te tij, qe, ne kushte te caktuara, fitoi edhe tipare ne perpothje me to.
Bejtexhinjte e shkruan shqipen me alfabet arab dhe perdoren nje gjuhe te mbytur nga fjalet persiane, turke e arabe.

Letersia e bejtexhinjve pati dy faza ne zhvillimin e saj. Faza e pare shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Ne veprat e kesaj faze me teper gjeti shprehje fryma laike, kurse ne veprat e fazes se dyte, qe nis nga eereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapercen ne shekullin e XIX, mbizoteroi tema me karakter fetar.

Ne krijimet me tema laike mjaft poete bejtexhinj, ne frymen e poezive orientale, i kenduan dashurise, bukurise se natyres e te gruas, lartesuan virtytin, punen, diturine ose fshikulluan mburrjen e kote per pasurine e fisin, goditen ambicjen, hipokrizine etj. Te tille ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyeyku etj.

Nje hap i metejshem u shenua me mjaft krijime te disa bejtexhinjve te tjere, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonje tjeter. Ata pasqyruan elemente e ngjarje te jetes bashkohore dhe shtruan nje problematike te mprehte shoqerore. Me nota realiste, ata vune ne dukje jeten e veshtire plot vuajtje te masave te varfra te popullit, pasigurine per te ardhmen dhe pakenaqesine e tyre ne kushtet e sundimit feudal, ne shthurrje e siper. Ne vjershen "Tirana jone si mesoie Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranes, jep nje tablo te tille te gjendjes se popullit.

Ymrin(jeten) na e kane shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Buke pa buke po rrojne fakirat,(te varferit, te shkretet)
Pa opinga, zbathe e zhveshe;
vete jane mbulue me gjithe te mirat,
si katilet rrine tue qeshe.

Letersia e bejtexhinjve nuk arriti te ngrihet ne shkallen e letersise kombetare. Megjithate, bejtexhinjte me krijimet e tyre dhane nje ndihmese qe duhet emuar. Ata shkruan shqip ne nje kohe kur shqipen e kercenonte rreziku nga perhapja e gjuhes se pushtuesit dhe e gjuheve te tjera. Ata krahas temes fetare, ishin te paret qe trajtuan gjeresisht temen laike.

Gjithashtu dia prej tyre duke qene me afer jetes se popullit, futen ne poezi elemnte te jetes se kohes. Keta trajtuan tematiken shoqerore me nota realiste dhe me nje sens kritik te forte.

Se fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bente nje hap perpara nga ana artistike. Ne to shpesh gjejme mjete shprehese e figurative shume te goditura, vlera te verteta artistike. Poetet bejtexhinj moren edhe nga mjetet e tradites poetike te vendit; p.sh. vargun teterrokesh; qe e bene vargun baze dhe qe e perdoren te gjithe. Veprat e bejtexhinjve mbeten ne doreshkrim. Ato u perhapen permes kopjimit me dore ose me ane te tradites gojore.

Numri i autoreve te letersise shqiptare me alfabet arab eshte shume i madh. Ata krijuan ne qytete mjaft te zhvilluara per kohen, si ne Berat, Elbasan, Shkoder, Gjakove, Prishtine por edhe ne vende me te vogla; si ne Kolonje, Frasher, Konispol e gjetke.

Nder bejtexhinjte, me kryesore po permendim Nezim Frakullen, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frasherin, autore te dy historive fetare te vjersheruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakoven etj. Shume i njohur u be edhe Murat Kyeyku (Cami), perkthyes i ndonje vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve te gjata ne vargje. Nga keto permendim poemen "Ervehejae , me teme nga letersite orientale e me natyre moralizuese. Me keto vepra Kyeyku i eeli rrugen poezise me subjekt.

Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshen e saj ne jeten kulturore qysh nga fillimi i shekullit te XIX, por ne disa mjedise, si ne Kosove, kjo tradite vijoi edhe me tej nga autore te tille si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Letersia E Hershme dhe Bejtexhinjte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: