Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Frang Bardhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Frang Bardhi Empty
MesazhTitulli: Frang Bardhi   Frang Bardhi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:10 am

Autori i trete i rendesishem i letersise se vjeter shqiptare eshte Frang Bardhi. Midis autoreve te tjere te kesaj periudhe, Bardhi ze nje vend te vecante. Duke ndjekur vazhden e paraardhesve ne veprimtarine atdhetare, ne fushen e krijimtarise letrare i kalon caqet e perkthimeve fetare. Ai kishte interesa me te gjera. Bardhi beri edhe perkthime fetare, por ato mbeten te pabotuara dhe
humben, prandaj ai ka hyre ne historine e kultures sone kombetare si leksikografi i pare shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet ne historine e letersise sone me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqipe dhe "Apologjia e Skenderbeute. Keto vepra e lidhin ate me teper me humanizmin shqiptar sesa me traditen e letersise fetare te shekujve XVI-XVII.

Edhe per jeten e Bardhit dhe per veprimtarine e tij kemi pak te dhena. Lindi ne Kallmet te Zadrimes me 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qe i perkiste nje familjeje pjestaret e se ciles nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu ne Itali, ne kolegjin e Loretos dhe pastaj ne ate te Propaganda Fides. Me 1635 u emerua peshkop i Sapes ( Zadrime ). Ne veprimtarine e tij politike Bardhi do te jete ne rradhet e para te atdhetareve qe i perkushtohen luftes per t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe perparimit te vendit dhe te gjuhes shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nen sundimin e eger osman, deshira dhe perpjekjet per t'a ndihmuar ate qe te shpetonte nga kjo roberi, ishin shqetesime qe e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe ne relacionet qe i dergonte here pas here Papes. Ja si shprehet ne relacionin e vitit 1641 per rendimet dhe poshterimet qe u beheshin fshatareve shqiptare, sidomos te krishtereve, nga arbitrariteti i feudaleve turq: "Dhjete ose pesembedhjete turq bashkohen dhe kalojne neper shtepite e krishtereve dhe hane e pine sa te kene oreks, gjithe diten gjithe naten pa paguar asgje. Ai i shkreti nuk mund te thote se nuk ka buke, vere, mish e tagji per kuajt e tyre, sepse ia permbysin shtepine dhe e rrahin egersisht. Po nuk pati, duhet te lere peng rrobat e trupit per te ngopur lakmite e tyre te mbrapshta e"

Relacionet e tij kane edhe me shume te dhena te tjera per gjendjen shpirterore te popullit, per zakonet, traditen e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qe ne hapat e pare te jetes se vet, si misionar i fese, Bardhi hyri ne konflikt te hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, te cilin edhe do ta padise si nje nga shkaktaret e vullnetshem te mbytjes se Budit. Konflikti do te ishte aq i ashper sa me nje leter drejtuar Vatikanit vetem 4-5 vjet pasi kishte ardhur ne Zadrime, do te shkruante: "Ne qofte se do te shpetoj i gjalle nga telashet qe me shkakton kryepeshkopi, qofte ai vete, qofte me anen e zoterinjve turq, do te vij ne Rome, per t'i treguar te gjitha dhe per te kerkuar ndihme.
Bardhi e shikonte detyren e peshkopit jo thjesht si te nje misionari kishetar, por edhe te pregatiste te rinj shqiptare te shkolluar e t'i vinte fre dergimit te misionareve te huaj ne viset shqiptare. Ai kerkonte klerike te arsimuar shqiptare, qe t'u hiqeshin nga duart misionareve te huaj shkollat qe ishin hapur ne vendin tone per qellimet e tyre te mbrapshta. Ai vete, kishte nxitur dhe derguar per studime ne Itali, klerike te vendit, te cilet do te merrnin dore drejtimin e ketyre shkollave.


Vitet e fundit te jetes se Bardhit ne vend qe te ishin vite pune ne lemin e gjuhesise e te letersise shqipe dhe te levizjes shqiptare per t'u eliruar, sie pritej prej hartuesit te fjalorit te pare te shqipes, permbledhesit te pare te folklorit te pare te shqipes, prej mbledhesit te pare te folklorit tone dhe prej mbrojtesit erudit te shqiptarise se Skenderbeut, ishin vite lufte kunder pushtimit te huaj, ashtu edhe kunder synimeve te kishes katolike te Romes, vite qe e lodhen shume. Duke u gjendur ne pellgun e kundershtimeve dhe te intrigave qe u thurren kunder tij me ne fund u dorezua, ne mos drejperdrejt, terthorazi. Vdiq fare i ri, ne moshen 37-vjeeare, ne nje kohe kur mund te ndihmonte shume per zhvillimin dhe perparimin e vendit e te kultures shqiptare.


Megjithate Bardhi mbetet nje nga figurat me te shquara te kultures shqiptare per kohen kur jetoi. Ai na la trashegim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqipe dhe "Apologjja e Skenderbeute. "Fjalorin latisht-shqipe Bardhi e shkroi qe kur ishte student dhe e botoi me 1635 ne Rome. Autori thote se e shkroi kete veper qe t'i ndihmonte "egjuhes sone qe po bdaret e po bastardhohet sa me pare te ve ee Bardhin e brente keshtu shqetesimi si ta ruante gjuhen shqipe qe te mos prishej e te mos humbiste me te kaluar te kohes ne kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjeter t'u sherbente edhe klerikeve katolike shqiptare qe nuk dinin gjuhen latine. Fjalori permban rreth 2.500 fjale shqipe. Krahas fjaleve, jepen edhe togfjalesha qe tregojne perdorimin e tyre. Ne kete fjalor per here te pare gjuha shqipe ballafaqohet me nje gjuhe te perpunuar, sie ishte gjuha latine ne ate kohe.

Perkthimi ne shqip mbeshtetet kryesisht ne gjuhen popullore, ne fondin kryesor te gjuhes sone, por shpeshhere Bardhi sjell ne perdorim edhe shume fjale te lashta. Me kete veper ze fill leksikologjja shqiptare, ndaj me te drejte Bardhi quhet edhe leksikologu i pare ne historine e gjuhes shqipe.

Ne fund te fjalorit, ne nje shtojce, autori ka perfshire edhe material gjuhesor, si; emra mashkullore e femerore, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe te keshtjellave kryesore te Shqiperise, parafjale, pasthirrma, disa menyra te pershendeturi si dhe nje dialog te shkurter.
Por kjo veper i hapi rruge dhe nje dege tjeter te dijes shqiptare, folkloristikes sone, sepse ne te jane perfshire edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetem pak te perkthyera. Edhe ne zgjedhjen e tyre autori niset nga qellime te qarta patriotike. Nder keto proverba, interes te veeante kane ato qe deshmojne per vetite e bukura morale te popullit tone, veeanerisht ato qe shprehin urrejtjen per pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bare etj.

Ne fjalorin e tij ka perdorur alfabetin latin, pothuajse njelloj si Buzuku e Budi, me ndonje ndryshim te vogel, eka te ben te mendosh se duhet te kete njohur veprat e tyre.

Vepra tjeter e njohur e Bardhit eshte "Apologjia e Skenderbeut", botuar latinisht ne Venedik me 1636. Titulli i saj i plote eshte: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skenderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkeatdhetareve dhe atdheut te tij prej Frang Bardhit". Vepra ne te vertete eshte nje apologji (mbrojtje) qe i ben autori Skenderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe eshte quajtur Apologjia e Skenderbeut. Kete veper autori e ka shkruar per 15 dite, ne kulmin e zemerimit, ne rruge e siper, kur po kthehej ne Shqiperi per te hedhur poshte mendimet e pathemelta te nje peshkopi boshnjak, qe i mohonte

Skenderbeut prejardhjen shqiptare. Me 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar nje liberth ku pretendonte se Skenderbeu nuk ishte me origjine shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnavieeve. kjo rrethane i jep vepres nje fryme te mprehte polemike dhe nje stil energjik.

Kete falsifikim Bardhi e quan te "kobsheme dhe ai iu vu punes per kete veper, se, po te heshtte, i dukej sikur do te tradhetonte veten dhe atdheun. Pra , eshte ndjenja atdhetare ajo qe e bren perbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punes se tij behet me e madhe kur kjo ndjenje perkon me drejtesine e eeshtjes qe mbron. Bardhi do t'i jape popullit te vet ate qe i perket, duke pasur parasysh me teper te verteten se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes te rrembente nje populli tjeter ate eka i perket atij. Dashuria e tij per atdheun fisnikerohet aq sa eshte e larte edhe madheshtore ideja dhe ndjenja e se vertetes "Une e mora persiper kete barre, - thote Bardhi, - jo per ndonje arsye tjeter, vee qe te qes para syve te tu (lexues) te verteten lakuriqe, te panjollosur, sepse kjo s'ka nevoje te lyhet e te stoliset me fjale te bukura edhe te rrema".

Dashuria per atdheun, per te verteten, per popullin, per historine dhe heroin e tij, per gjuhen dhe traditat e larta jane idete themelore qe pershkojne fund e krye vepren. Mendjemprehtesia, kultura, horizonti i gjere dhe aftesia per t'i perdorur me mjeshteri argumentet jane karakteristika dalluese te vepres dhe te vete autorit.
Per te mbrojtur shqiptaresine e Skenderbeut autori niset nga argumente te sigurta dhe te shumta historike, pa nenemuar gojedhenat. Ai zoteron plotesisht metoden e shkences historike te kohes dhe vlereson e krahason ne menyre kritike burimet historike. Pervee kaq e kaq historianeve ne ze qe sjell si argumente ne mbrojte te tezes se vet te drejte, Bardhi si nje njohes dhe mbledhes i i tradites gojore popullore, per te vertetuar shqiptaresine e Skenderbeut, shfrytezon me mjeshteri te rralle gojedhenat dhe faktin qe emri i Skenderbeut dhe kujtimi i tij rrojne te gjalla ne ndergjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer ne ditet e sotme, - shkruan autori, - bashkekohesit tane flasin per te dhe kendojne me ze te larte trimerine e tij neper gostitee dhe e quajne Skenderbeun tone me emrin "Kueedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa here qe shqiptohen keto fjale, kuptohet vetem Skenderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria per popullin dhe vendin e vet, krenaria per te kaluaren e tij te lavdishme dhe admirimi per heroin qe euditi boten me trimerine e tij pershkojne gjithe vepren. Keto percaktojne edhe disa cilesi te stilit te autori , si: patosin e ngritur, frazen e gjate dhe te ngjeshur, gjuhen e mprehte plot thumba, per te hedhur poshte fallsifikimet e kundershtarit etj. Keto tipare e bejne vepren jo thjesht nje polemike historike, por nje liber me vlera letrare. Njeri me kulture te gjere dhe mendje te mprehte, Frang Bardhi, duke vazhduar traditen e Barletit ne historiografine shqiptare dhe duke hapur rruge ne fushen e leksikograise e te gjurmimeve etnografike, me vepren e tij u be nje figure e shquar e kultures shqiptare te shekullit XVII.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Frang Bardhi Empty
MesazhTitulli: Re: Frang Bardhi   Frang Bardhi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:10 am

Apologjia e Skenderbeut

Vepra e dyte e njohur e Bardhit eshte "Apologjia e Skenderbeut", botuar latinisht ne Venedik me 1636. Titulli i saj i plote eshte: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skenderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkeatdhetareve dhe atdheut te tij prej Frang Bardhit". Vepra ne te vertete eshte nje apologji (mbrojtje) qe i ben autori Skenderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe eshte quajtur Apologjia e Skenderbeut. Kete veper autori e ka shkruar per 15 dite, ne kulmin e zemerimit, ne rruge e siper, kur po kthehej ne Shqiperi per te hedhur poshte mendimet e pathemelta te nje peshkopi boshnjak, qe i mohonte Skenderbeut prejardhjen shqiptare.

Me 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar nje liberth ku pretendonte se Skenderbeu nuk ishte me origjine shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnavieeve. kjo rrethane i jep vepres nje fryme te mprehte polemike dhe nje stil energjik. Kete falsifikim Bardhi e quan te "kobshem„ dhe ai iu vu punes per kete veper, se, po te heshtte, i dukej sikur do te tradhetonte veten dhe atdheun. Pra , eshte ndjenja atdhetare ajo qe e bren perbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punes se tij behet me e madhe kur kjo ndjenje perkon me drejtesine e eeshtjes qe mbron. Bardhi do t'i jape popullit te vet ate qe i perket, duke pasur parasysh me teper te verteten se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes te rrembente nje populli tjeter ate eka i perket atij. Dashuria e tij per atdheun fisnikerohet aq sa eshte e larte edhe madheshtore ideja dhe ndjenja e se vertetes "Une e mora persiper kete barre, - thote Bardhi, - jo per ndonje arsye tjeter, vee qe te qes para syve te tu (lexues) te verteten lakuriqe, te panjollosur, sepse kjo s'ka nevoje te lyhet e te stoliset me fjale te bukura edhe te rrema".

Dashuria per atdheun, per te verteten, per popullin, per historine dhe heroin e tij, per gjuhen dhe traditat e larta jane idete themelore qe pershkojne fund e krye vepren. Mendjemprehtesia, kultura, horizonti i gjere dhe aftesia per t'i perdorur me mjeshteri argumentet jane karakteristika dalluese te vepres dhe te vete autorit. Per te mbrojtur shqiptaresine e Skenderbeut autori niset nga argumente te sigurta dhe te shumta historike, pa nenemuar gojedhenat. Ai zoteron plotesisht metoden e shkences historike te kohes dhe vlereson e krahason ne menyre kritike burimet historike. Pervee kaq e kaq historianeve ne ze qe sjell si argumente ne mbrojte te tezes se vet te drejte, Bardhi si nje njohes dhe mbledhes i i tradites gojore popullore, per te vertetuar shqiptaresine e Skenderbeut, shfrytezon me mjeshteri te rralle gojedhenat dhe faktin qe emri i Skenderbeut dhe kujtimi i tij rrojne te gjalla ne ndergjegjen e popullit.


"Vazhdimisht gjer ne ditet e sotme, - shkruan autori, - bashkekohesit tane flasin per te dhe kendojne me ze te larte trimerine e tij neper gostite… dhe e quajne Skenderbeun tone me emrin "Kueedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa here qe shqiptohen keto fjale, kuptohet vetem Skenderbeu".

Ndjenja patriotike, dashuria per popullin dhe vendin e vet, krenaria per te kaluaren e tij te lavdishme dhe admirimi per heroin qe euditi boten me trimerine e tij pershkojne gjithe vepren. Keto percaktojne edhe disa cilesi te stilit te autori , si: patosin e ngritur, frazen e gjate dhe te ngjeshur, gjuhen e mprehte plot thumba, per te hedhur poshte fallsifikimet e kundershtarit etj. Keto tipare e bejne vepren jo thjesht nje polemike historike, por nje liber me vlera letrare. Njeri me kulture te gjere dhe mendje te mprehte, Frang Bardhi, duke vazhduar traditen e Barletit ne historiografine shqiptare dhe duke hapur rruge ne fushen e leksikograise e te gjurmimeve etnografike, me vepren e tij u be nje figure e shquar e kultures shqiptare te shekullit XVII.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Frang Bardhi Empty
MesazhTitulli: Re: Frang Bardhi   Frang Bardhi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:11 am

Parathenia e Fjalorit te Frangut te Bardhe ( 1606 - 1643 )

Fragment)

Tue pasune dite e perdite, te dashunite e mij, mbassi hina nde Kolexhe, kujtuem(1) me qish(2)
cope libre keshe me ndihmuem mbenjaane gjuhene tane, qi po bdarete e po bastardhohete saa
maa pare te ve(3); e maa fort me ndimuem gjithe atyne qi jane nd'urdhenite Tinezot e te shintese
kishe katolike, e s'dijne gjuhene latine, paa te sijet askush s'mune sherbenje si duhete paa te madh
error(4) e faj hesaapete(5), zakonete e eeremoniate e shintese kishese Romese; me ndy(6) jo pak
mire me marre e me nkethyese n'gjuhet ce letine mbe gjuhet t'arbeneshe nje dicionar, qi tjeter s'ashte
veeese nja libre, qi kaa nde vetehe saa fjale e saa emena jane e gjindene nde kete pjese shekulli(7)
posikuur me thane te nierezet e te shtazevet e ujenavet e te malevet e te fushavet e te saa tjera
kafsheve(Cool, qi gjindene ndene qiellt, ende mbe qiellt, posikuur te Tinezot, te engjiet e te shintenet...
I silli libre me pelqei e m'u duk se kishte me u qene per ndoonja ndime, ndoonese te pake e te moritune(9).

Prashtu, mbassi u daashe Kolexhiet ce Zonjese nde Lurijt e ershe mb'Rome pr'urdhenit te Kuvendit Shint(10)
e te ndriemit nderueshimit zot upeshkepit Sadrimese, tim ungje, pr'emene Gjeei i Bardhe(11), fisit sine e ndoret
sone, shume i urte e i vejyeshim, i cilli, prej se dashunit te Tinezot e se shintit Ate Pape Urbanit VIII, ashte tash
krijuem e baam argjupeshkepi i Tivarit; e hina ne Kolexhe te jane shkollarete, oo ata qi xane, me vone
mbasandaj nder te paafeet me etuem shintene e te vertetene feene tane,zunafijll tue kethyem kete dicionaar
mbe gjuhet tane, e ketheva nsi(12) gjithe qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pake e i vogele, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhet tane maa pare do te falunaze(15), qi kane zakon e banjene
t'Arbeneshete kuur, se largu oo s'te ketje(16), mb'udhe mpiqene, tue vume perngjat(17) tyne ende mbe gjuhet
te Latinjet; ashtu ende do proverbia oo te thana, nce sijashit disa kane zakon e i thone Latinjte e disa Taliante;
do adverbia ende, e gjithe saa kafshe jane ne kete copeze libre, i vuna fjale per fjale, e maa pare mbe disa
vuna latinisht, ani(18) perngjat oo perfundit vuna arbenisht, e mbe te tjera vuuna maa pare fjalene e rieshtne
arbenisht, ani perfundit latinisht, ashtu qi ata qi te fedigene(19) e te duene me xane gjuhene latine maa mire e maa
udob(20) t'u vinje ...

... Prej Rome, dit nde maaj 30, nde vietete Krishti 1635. Sherbetori i zotenijse saaj, une D.Frangu i Bardhe,
shkollaar nde Kolexhe te Shintese Fee.

Shenim :

"Parathenia ..." eshte nxjerre nga origjinali, qe ruhet ne Biblioteken Kombetare. Ne kete parathenie gjejme disa
te dhena kryesore mbi jeten e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur nder mend,menduar.
( 2) Qish, efare.
( 3) Saa maa pare te ve, sa me shume shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapete, tq. konceptet.
( 6) Mendy, m'u duk.
( 7) Ne kete pjese shekulli, ne kete pjese te botes, ne kete vend.
( Cool Kafsheve, sendeve.
( 9) Te moritune, te pake,te dobet.Lurij,(Loreto),qytet ne Itali, ku ishte nje kolegj, me emer "Kolegji Ilirian", qe
pergadiste prifterinj e misionare edhe per Shqiperine. Punen per fjalorin,B. e filloi duke qene akoma nxenes.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandes se Shenjte, nje si organizate e Vatikanit per propaganden fetare ne vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet ne Loreto, B. i vazhdoi ato ne nje seminar te Propagandes se Shenjte ("Propaganda Fide").
(11) Gjeei i Bardhe, vdiq me 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte nje familje prifterinjesh, qe lojten rol me rendesi ne
kishen katolike te vendit tone, veeanerisht qe nga pjesa e dyte e shekullit XVI e gjer ne pjesen e pare te shekullit XVII.
Daja i Gjeeit, Nikolla, dhe Gjeei vete, paten marre pjese ne levizjet kryengritese te vendit kunder Turqise.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s perktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura te mendoj.
(15) Te falunaze, perdhendetje.
(16) S'te ketje, se afermi.
(17) Pergjat, prane,perkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fedigene, lodhen,perpiqen.
(20) Udob, lehte.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
Sponsored content





Frang Bardhi Empty
MesazhTitulli: Re: Frang Bardhi   Frang Bardhi Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frang Bardhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: