Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Naim Frasheri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:06 am

Figura qendrore e letersise shqiptare te Rilindjes, ai qe u be shprehes i aspiratave te popullit per liri e perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher, qe ishte edhe nje qender bejtexhinjsh. Mesimet e para i mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht. Qe i vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu ne Janine, ne gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua se tepermi, njohu letersine, kulturen dhe filozofine klasike greke e romake, ra ne kontakt me idete e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pervetesuar disa gjuhe, si: greqishten e vjter e te rene, latinishten, frengjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetem qe mori bazat e botekuptimit te vet, por njohu edhe poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha keto tradita poetike ndikuan ne formimin e tij si poet. Me 1870, pas mbarimit te shkolles, shkoi per te punuar ne Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye ne Shqiperi ne klime me te shendetshme.
Gjate viteve 1872-1877 Naimi punoi ne Berat e ne Sarande si nepunes. Kjo periudhe pati rendesi te veeante ne formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire jeten e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhen e bukur e shpirtin poetik te njerezve te thjeshte, krijimtarine popullore, bukurine e natyres shqiptare.
Nderkohe vendi ishte perfshire ne ngjarjet e medha te levizjes elirimtare, qe do te sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles ishte Abdyli, vellai me i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesen e vet per krijimin e degeve te lidhjes ne Jugun e Shqiperise, perkrahu dhe perhapi programin e saj. Me 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne kulm, ai shkroi vjershen e gjate "Shqiperia", ne te cilen shpalli idete kryesore te Rilindjes. Me kete krijim Naimi niste rrugen e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i Shoqerise se Shkronjave dhe i levizjes se atdhetareve shqiptare. Gjithe forcat dhe talentin ia kushtoi eeshtjes kombetare, punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe hartoi libra per te, shkroi vjersha, perktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar per zhvillimin e letersise sone, per botim edhe te shume veprave te autoreve te tjere. Levizja kombetare, idealet e elirimit te Shqiperise, te perparimit e te qyteterimit te saj, u bene faktori themelor qe ndikoi ne formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap nje periudhe te shkurter prej 13 vjetesh (1886-1899). Vetem ne vitin 1886 ai botoi veprat "Bageti e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e para", "Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht "Deshira e vertete e shqiptareve", "E kendimit eunavet kendonjetoreja". Me 1885 botoi permbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (enderrimet) me 1888 botoi "Diturite", me 1890 "Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", me 1898 "Historia e Skenderbeut" dhe "Qerbelane" dhe me 1889 "Historia e Shqiperise". Semundja dhe lodhja e madhe ia keqesuan shendetin poetit, zemra e te cilit pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne moshen 54-vjeeare, i zhuritur nga malli per atdheun dhe me brengen qe s'e pa dot te lire.
Vdekja e poetit qe nje zi e vertete kombetare. Shqiptaret kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen dhe vleresimin per Naimin e shprehu bukur elegjia e eajupit, qe niste keshtu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.

****************************

Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne luften e saj per liri e progres.
Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare, ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te popullit.
Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e elirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij. Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter, temat e problemet e kohes.
Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja e tij per elirim kombetar.
Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore, qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i dha shume me teper nga edo tradite tjeter. Lidhja me te u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e saj.
Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem, per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:06 am

Fjalet e Qiririt


Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar,
Qe t'u ap pakeze drite,
Natene t'ua benj dite.


Do te tretem, te kullohem,
Te digjem, te pervelohem,
Qe t'u ndrinj mir' e te shihni,
Njeri-tjaterin te njihni.


Per ju do te rri te tretem,
Asnje eike te mos mbetem,
Te digjem e te qanj me lot,
Se deshiren s'e duronj dot.


Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te munt t'u ndrinj me mire.


Kur me shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam nde jete
jam ne dritet te vertete,


Une jam ne shpirtin tuaj,
Mos me kini per te huaj,
M'eshte falure durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'enda t'u benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Ne shpirt kam dashurine,
Pa digjem per njerezine,
Lemeni te pervelohem,
nuke dua me te ftohem,


Dua ta djek trupn' e krete
Per ate zotn' e vertete.
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine,


Bashke me gezimt te tija
te vete te perendia.
Une dua njerezine,
Miresin' e urtesine.


Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si u dua,
Njeri-tjeterin ne doni,
Te paudhe mos punoni.


O zemera fluturake,
Qasju pake kesaj flake!
Mase krahet t'i pervelon,
Po dhe shpirtin ta shenjteron.


Une duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar.
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine.


Gjithe tuajt' i kam pare,
Mem' e at' e fis e fare,
Si tani gjithe i kam nder ment,
Qe rrinine me kete vent.


Edhe sot ner ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe une si ju jam ndruar
E jam perzjer' e ndryshuar,


Pa jam bere shume here
Zjar e uj' e balt' e ere.
Jam nje shkendije pej qielli
dhe nje drudheze pej dielli.


Edhe nder qiej fluturonj,
Edhe brenda ne det qendronj,
Shume here fle ne balte,
Diku ndodhem dhe ne mjalte


Benem qengj e kec i pire,
Lul' e bar e gjeth i mbire.
Dua shume fjale t'u them,
Po trembem mos i benj ujem.
E ku shkruhene ne karte
Fjalet' e gjuhese zjarrtee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:07 am

Mejtimi


Rri mejtohem shume here
Tek perendon yll'i zjarrte,
Edhe hapete nje dere,
Soje rrjeth nje drit' e arte.
Rete, nga pak' e nga pake,
Marren nje tjater fytyre,
Benene te kuqe flake,
E deti ndrin si pasqyre.
Oh! sa te bukura jane
Fushate qe gjelberojne,
Qiejte qe s'kane ane,
Lulete qe lulezojne,
Zoqthite qe flasin belber
E fluturojne nde ere,
Pyll'i veshur me te gjelber,
Deti i qet' e i gjere,
Lumi qe nxjerr oshetime,
Qe bubullin neper male
Dhe iken me fishellime
Neper fusha me ngadale,
Brigjet' e veshure me bar,
Me lule, me gjeth, me flete,
Rrahure n'ergjent edhe n'ar,
Ahu me krye perpjete!
Me edo kent edhe me edo vis
E me edo euk' e edo brinje
Shoh nje plep, nje vith a lis,
Nje qarr, nje bush, nje dellinje.
Hap syte dhe perqark shikonj
Fushe, lime, brigje, male,
Edhe te shkuarat kujtonj
Nje nga nje, dalengadale.
Per ata qe jane ndare
Prej nesh, qe rrinim gjithe tok
Edhe me s'i kemi pare,
Qe i patme shpirt edhe shok,
Zemera me pervelohet
Edhe them valle e'u bene,
Kur shoh qe koha po ndrrohet
Dhe te mugetit ka rene,
Po rrjeth neper hapesire
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me erresire,
Dheu e qielli ndryshohet.
Keshtu rrotullohet moti,
Yjt' e hena syte hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrine, po gjithenje eapin.
Lumi me nje psheretime
Iken edhe vete ne det,
Degjohet nje bubullime,
Qe perhapete permbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke nderruare moti,
Vemi si lumi ne det,
Nga Zoti, prape te Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:08 am

Gjuha Jone


Vellezer shqipetare!
Te prekim urtesine,
Te zem' udhen e mbare,
Te ngjallim Shqiperine.

Shqiperia ka qene
Edhe po do te jete,
Po sot ne ditet tene
Te mete te mos kete.

E ka nderuar zoti
Gjithenje Shqiperine,
Ish fort mire qemoti,
Do behet dhe tanine.

Sa ishte trimeria
N'ate kohe te vjetre,
Kish emre Shqiperia,
Sa s'kish nonje vent tjetre.

Sa burra kordhetare
Ka nxjerre Shqiperia
Me pastaj e me pare,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrte
Dhe kish mundime teper,
Po sot pende dhe karte
Na duhet, nuke tjeter.

O burra, shqipetare,
Te marrim diturite,
Se s'eshte koh'e pare,
Tani lipsete drite.

Te shkruajm' gjuhen tene,
Kombine ta ndritojme,
Gjithe e'eshte e e'ka qene
Ngadaleze ta msojme.

pa shihni e'gjuh' e mire!
Sa shije ka e hije,
e'e bukur'edh'e lire,
Si gjuhe perendie.

Shum'e bardhe kjo dite
Per gjithe shqipetaret,
Do na sjelle nje drite,
Qe s'e kishin te paret.

Kjo drite do na bjere
Te gjitha miresite
Dhe gjithe do t'i ngrere
Demet e marrezite.

Si lum kush ze te mbjelle,
Lum kush ve kete peme!
Se kjo ka per te pjelle,
S'mbulohete me reme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:08 am

Korea


O vellezer shqipetare,
Gezohi qe erth kjo dite
Kaq' e mir'e kaq'e mbare,
Qe sjell gjithe miresite!

Kjo eshte nje dit'e reze,
Qe bie vellazerine
E debon jeten e zeze
Dhe ndarjen e marrezine.

Ta lusime kete dite,
Q'e bekoi zot'i vertete
Dh'e dergoi me shume drite,
T'i mbes'emeri perjete.

Sot e vume gurr'e pare,
Sa'esht'e bekuar kjo dite!
Zot'i math e prufte mbare
E na dhente urtesine!

Hapu, hapu, erresire!
Pa jake tehu, o drite!
Se arriti koh'e mire,
U gdhi nata, u be dite.

Sot niset nje tjatre jete,
Te rremene posht'e shtije,
Mbreteron fjal'e vertete,
Dhe te mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i levduar,
Q'e nxjer ne shesht te verteten,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur jeten.

Lumja ti, moj kore'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi ne ball'u sule,
Ta paeim perjete hua!

Kushdo qe eshte sot burre
Dhe shqipetar i vertete,
Emeri s'i shuhet kurre
Dhe nderi i rron perjete.

Gjuha jone sa e mire!
Sa e emble, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!

Kjo e'shte mem' e miresise,
Qe bije qyteterine,
Gazthin e vellazerise,
Njerezin' e miqesine.

S'jemi greker as bullgare,
Asgje tjeter nuke jemi,
Jemi vetem shqipetare,
Ne ket'emer nder'e kemi.

Ky emr' eshte shum' i mire,
Se me s'jemi te genjyer,
Nuke jemi n'erresire,
E njoheme gjen' e vjyer.

Perendia na e lente
Perjete ta trashegojme,
Edhe kurre mos e dhente
Ta humbim e ta harrojme!

Te leme memene tene
E te marime nje shtrige!
Zoti mos e paste thene!
Pun'e keq'e shum'e lige.

O, sa qene te genjyer
Ata qe vuan per bote!
Turp te math kane rrefyer,
Punuane fare kote.

Pa mejtoni, o te gjore,
Efialtin, Pafsanine,
Qe u bene trathetore
Dh'e gjene me perendine.

Nga gjithe e'kemi kenduar
Per te njohur vetehene,
Kaqe gje kemi mesuar,
Te nderojme memedhene.

Se njereste gjithe vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkrete,
Gjuha, memedheu mbesin
Te patundure perjete.

Me zemere te gezuar
Dhe me gjithe shpirt uroni!
Zoterinjt' e zoteruar,
Gjithe pernjehere thoni:

Rroft' e qofte Shqiperia
Dhe kombi e gjuha jone!
Lulezofte dituria,
Edhe ndihmes paeim zone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
Sponsored content





Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Naim Frasheri   Naim Frasheri Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Naim Frasheri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: