Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Andon Zako eajupi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 10:59 am

Emri i tij i vertete eshte Andon eako, nuk dihet per e'arsye ai perdori edhe formen Zako. Emri letrar eajupi eshte emri i nje mali te vendlindjes, mallin dhe kujtimin e se ciles e nguliti dhe e perjetesoi ne pseudonimin e tij. Lindi ne Sheper te Zagorise me 27 mars 1866. Mesimet e para i mori ne vendlindje ku kreu dhe nje shkolle gjysem te mesme greke. Po shkolla me e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes se jetes dhe te shpirtit te popullit, te gezimeve dhe te brengave te bashkefshatareve te tij. Rol te madh ne formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ema, i cili e futi ne boten magjepese te perrallave, te legjendave e te kengeve popullore, prej se ciles poeti i ardhshem nuk do te ndahej me kurre. I ati i eajupit, Harito eakua, ishte kurbetei ne Misir, ku qe aktivizuar ne levizjen atdhetare. Ai e terhoqi te birin nga fshati per te vazhduar studimet. Andoni ishte vetem 15 vjee, kur la shoqerine per te ndjekurnje kolegj francez ne Aleksandri, duke marre me vete mallin e se emes Zoices, dhe te gureve e maleve te Zagorise. Ne kolegj mori nje kulture te mire dhe u dallua nder te paret midis shume nxenesve te kesaj shkolle qe vinin nga vende te ndryshme te Mesdheut. Me kete kulture ai i kishte te hapura dyert e universitetit, te cilin e ndoqi ne vitet 1887-1893 ne Gjeneve, ku studjoi per drejtesi. Ketu u njoh me nje vajze vendase Evgjenine, e cila e beri te lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas nje vit martese, duke lene jetim te birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thelle poetin dhe i la vrage te thelle.
Ajo u be shkak qe, pas dhjete vjetesh, te shkruante elegjine "Vaje", nje nga elegjite me te bukura dhe me prekese te poezise sone.
Me 1883 me dokumentin e drejtesise ne xhep dhe me djalin ne krahe u kthye ne Misir dhe u vendos ne Kajro, ku nisi te ushtronte profesionin e avokatit. Po prej ketij profesioni hoqi dore shpejt. Shkak u be nje konflikt me autoritetet e vendit gjate nje proeesi gjyqesor ku avokati i ri mbrojti te drejten dhe nuk u leshoi pe pushtetmbajtesve. Jetoi me pasurine qe i kishte lene i ati, dhe iu kushtua teresisht eeshtjes atdhetare dhe krijimtarise letrare.
eajupi gjeti ne Misir nje levizje patriotike te zhvilluar. Shqiptaret e ngulimeve te Egjiptit kishin organizuar nje shoqeri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqerine e Stambollit". Por kete levizje u munduan ta kthenin ne anen e tyre disa rrethe grekomanesh, te cilet intrigoni kunder patrioteve te vertete dhe kunder eajupit. Ai u be shpirti dhe figura me e njohur e kolonise patriotike te Misirit, eajupi mbrojti interesat e shqiperise dhe te popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, te grekomaneve dhe te gjithe armiqve te tjere te eeshtjes se kombetare.
Emri i tij nisi te njihej ne rrethet e atdhetareve qe ne fund te shekullit, kur botoi me 1898 artikullin e gjate "Duke kerkuar nje alfabet", ne te cilin spikat shqetesimi i tij per unitetin e levizjes kombetare dhe kulturore, per shkrimin dhe levrimin e gjuhes amtare permes nje alfabeti te njesuar. Por vepra qe e beri te njohur ne mbare boten shqiptare ishte permbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku perfshiu komedine "katermbedhjete vjee dhenderr". Me kete veper ai u be poeti me i njohur pas Naimit, figura qe zuri vendin qe mbeti bosh pas humbjes se poetit kombetar me 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake te "Baba Tomorrit" frymezuan eetat e lirise dhe kryengritjet e medha qe i sollen pavaresine Shqiperise me 1912. Kete ngjarje poeti e priti me gezim, u duk se iu hap udha per t'u kthyer ne memedhe, por, Lufta e Pare Boterore dhe trazirat e mevonshme e shtyne larg kete shprese. Megjithate ai i ndiqte nga afer ngjarjet ne Shqiperi, duke mbetur gjithmone ne krah te forcave perparimtare e demokratike. Me 1919 eajupi ishte ne balle te perpjekjeve te shqiptareve te Misirit, per te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar ne Konferencen e Paqes qe mblidhej ne Paris. Ai denoi qeverine e Durresit, qe ishte vegel e fuqive imperialiste, ashtu sie denoi perpjekjet e feudaleve tradhetare per ta bere Shqiperine eiflik te tyre e per ta nxjerre ne ankand sipas interesit. Me keto qendrime ai thelloi demokratizimin ne levizjen mendore dhe ne letersine shqiptare. Kjo u shpreh ne frymen antifeudale te vepres se tijdhe ne vendin qe ai u dha problemeve shoqerore ne krijimtarine e tij letrare e publieistike. Ne keto vite eajupi , si shume atdhetare te tjere, perjetoi krizen e idealeve te bukura te Rilindjes. Ne krye te puneve ne Shqiperine e pavarur, ne vend te atdhetareve te ndershem po vinin njerez qe i binin pas interesit te tyre, pa menduar per fatet e kombit. "Ne Shqiperi, -shkruan ai me 1922- nje turkoman, nje grekoman, nje sllavoman, nje intrigant, nje tradhetar, takon te behet e regjent, minister, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
eajupi ishte per demokracine dhe qyteterimin, prandaj e pershendeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez te Qershorit te vitit 1924, frytet e te cilit nuk arriti t'i gezonte populli shqiptar. Demokracia e pati jeten e shkurter dhe, ne vend te saj, u rikthye pushteti i feudaleve me ardhjen e A.Zogut ne fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, eajupi qe ishte ne krye te "Shoqerise se miqve", te themeluar ne Kajro, i drejtoi Qeverise se Tiranes nje proteste, midis te tjerave thuhej se koha e mbreterve shkoi, "kurse edhe ata qe i kane, po veshtrojne t'i perzene", Ky qendrim i vendosur antimonarkist ia mbylli perfundimisht poetit rrugen per t'u kthyer ne Shqiperi, qe te tretej ne "balten me te embel se mjalta" te memedheut. Vdiq ne Kajro me 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar ne Shqiperi e kaloi vdekjen e tij pothuajse ne heshtje.
La ne doreshkrim pjesen me te madhe te veprave te tij, poemen "Baba Musa lakuriq", nje parodi e bibles, tragjedine "Burri i dheut", qe u botua pas vdekjes me 1935, komedine "Pas vdekjes" qe u botua me 1937, permbledhjen poetike "Kenge e vome", fati i se ciles nuk dihet. Me gjallje, pervee "Baba Tomorrit" botoi Perrallat e La Fontenit (1921) pershtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), nje tufe vjershash te letersise sanskrishte, nga artikujt e pakte qe botoi ne shtypin e kohes duhet permendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), nje nga kulmet e publieistikes se Rilindjes. Ne kete pamflet eajupi demaskoi demagoget e xhonturqve dhe te veglave te tyre, qe kishin hyre ne levizjen kombetare per interesat e ngushta te kastes se bejlereve turkoshake e fanatike, te zellshem per t'i zgjatur jeten te "semurit te Bosforit", perandorise se kalbur te sulltaneve osman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:00 am

Krijimtaria e eajupit si poet eshte e gjere, por vepra e tij kryesore eshte "Baba Tomorri", nje nga permbledhjet poetike me te rendesishme botuar gjate Rilindjes. Interesi i gjalleqe zgjoi ajo, pritja qe iu be nga lexuesi e kritika e kohes, lidhet me forcen e fjales poetike te eajupit me rinine e frymezimit te tij si poet qe do te shprehte aspiratat, enderrat dhe idealet e nje faze te re te levizjes kombetare , e cila ne fillim te shekullit tone njohu nje ngritje te pergjithshme qe shpuri ne kryengritjet e medha te viteve 1910-1912 dhe ne fitoren e pavaresise.
"Baba Tomorri" shenonte nje nga kulmet e poezise se Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje te reja poezise shqiptare, frynte ne te nje flladi ri dhe hynte ne te nje note e re, me e forte dhe me konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si veper qendron ne kapercyell te dy epokave, me rrenje te forta ne traditen romantike te Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me veshtrim nga horizontet e nje poezie te ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me te cilen jane gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre nje vule origjinaliteti te veeante, nje tingellim aq magjepes per veshin e lexuesve, sa ato u bene shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Permbledhja poetike "Baba Tomorri" perbehet nga tri pjese qe autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Perralla te verteta e te rreme".
Motivi atdhetar, dashuria per balten dhe guret e memedheut dhe malli per ta, kujtimi i se kaluares heroike dhe krenaria per traditat e te pareve, deshira per ta pare atdheun te lire dhe thirrja per te rrokur armet kunder pushtuesit, i japin poezise se eajupit ate tharm frymezimi dhe ate patos luftarak qe e ben te hyje thelle ne shpirtin e shqiptaritdhe ta trondise ate.
Tema atdhetare fiton ne poemen e eajupit nje permbajtje konkrete e te prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut te thjeshte, te bujkut e te bariut, lidhur me balten e memedheut dhe me varret e stergjysheve. Memedheu eshte si toka ku njeriu lind, meson gjuhen e nenes, njeh prinderit, ku rron me endrra dhe me shpresa, ku deshiron te kete varrin. Ky vend per shqiptarin eshte Shqiperia.

Ku i duket balta
Me e emblel se mjalta,

shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetes se tij. Poezia e eajupit keto ide te Rilindjes i shprehu me nje gjuhe te thjeshte, me nje nje varg qe rrjedh i eliret, si ne kenget e popullit, me nje fjalor poetik konkret dhe me nje ndjenje aq te sinqerte e aq te eilter, sa e ben aty per aty per vehte lexuesin dhe i ngulitet ne mendje e ne zemer.
Jeta eshte e bukur ne atdhe kur njeriu gezon lirine, liria eshte gjeja me e shtrenjte per njeriun, do te shkruante poeti, por shqiptaret e kishin humbur ate dhe kishin rene ne nje roberi te rende shekullore:

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure kemb' e duar
me zinxhir!

Shkruante eajupi ne poezine "Shqiptar", duke leshuar kushtrimin:

evish rrobat e roberise,
Memedhe,
Vish armet e trimerise,
se ke ne!

Ne keto vargje te perziera, katerrokeshi thyen rrjedhen e teterrokeshit, duke i dhene nje ritem te ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep nje timber te veeante. E gatuar me frymen kryengritese, poezia atdhetare e eajupit ishte keshtu nje kushtrim lufte; ne te shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezise se Rilindjes gjeti shprehjen e vet me te gjalle dhe me te hapur. Poezia atdhetare e eajupit eshte keshtu poezia e toneve te forta, nje poezi e trazuar qe vlon nga malli e dashuria per vendlindjen dhe nga zemerimi e thirrja per lufte.
Ajo shenoi kulmin e poezise atdhetare te Rilindjes, prandaj dhe u be himn atdhedashurie edhe vetemohimi per eetat e lirise, gjate Rilindjes e me pas.
Nje note te re, te fresket solli poezia e eajupit edhe ne liriken e dashurise. Ai i kendon nje dashurie tokesore, duke e zhveshur poezine dashurore nga konvecionalizmi. eajupi nuk persiat per dashurine, ai e pasqyron ate si nje ndjenje te jetuar, si nje kujtim te gjalle a perjetim te sinqerte, te cilin e jep me thjeshtesine dhe konkretesine e lirikes popullore. Poeti i kendondashurise se pare, i kendon vashes qe i prish gjumin; i kendon mikes se jetes, bukurise se saj, u kendon gezimeve dhe brengave qe i sjell njeriut nje dashuri e perjetuar thelle, si nje ndjenje e bukur qe pasuron jeten e njeriut.

Bukuria jote, lesherat e tua
Po si pende korbi te gjata mi thua,
Ballete si diell, faqete si molle
Qafa jot'e gjate, mesi yt i holle.
…Gjithe me kenaqin, te tera t'i dua
Po zemra jote u be gur per mua!…

Shkruan poeti ne nje nga lirikat e ciklit "Dashuria", qe eshte nga me te bukurat e poezise sone dashurore. Midis ketyre lirikave vend te veeante ze tufa e poezise me titullin "Vaje". eshte nje elegji e rralle frymezuar nga klujtimi i bashkeshortes se vdekur, nje kujtim i thekshem dhe cfilites per zemren e plagosur te poetitqe s'gjen sherim, nje plage qe ore e east e lendon jetimi i mitur pa dashurine dhe perkedhelite e nenes.

Nde e'kopshte me lule ke qendruar vallee
Ste vjen keq per muae Ste vjen mall per djalee

E gatuar me nje ndjenje te thelle njerezore, e derdhur ne modelet e folklorit, ajo u be popullore dhe u kendua si kenge popullore.
Ashtu si ne jeten e njeriut, gezimi dhe hidherimi jane prane e pranedhe ne poezine e eajupit kembehen shpesh, duke mbizoteruar ne te notat optimiste , gazi qe i sjell njeriut dashuria. Si nje kenge plot drite e ngazellim tingellon vjersha "Kopshti i dashurise". Ky kopsht per poetin gjendet ne atdhe, ku do ta sjelle miken qe ti gezojne gezimet e dashurise, bukurise dhe miresite e vendlindjes, te jetes se thjeshte fshatarake e baritore te memedheut. eajupi e zbriti liriken e dashurise nga qiejt romantike ne toke, ne jeten e perditshme te njeriut shqiptar,
Me kete fryme tokesore e jetesore do te emanciponte eajupi mbare poezine e tij, sidomos poezine me motive shoqerore, te cilat i trajtoi nder te parat ne letersine tone, si nje shkrimtar qe i hap udhe realizmit.
eajupi ne poezine e tij ngre zerin kunder pabarazise shoqerore, ai eshte mik i demokracise dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr ne mbrojtje te drejtat e vegjelise, tek e cila gjen vlerat morale qe krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezine e kohes me ide te reja, kunder shtypjes e arbitraritetit te klases se bejlereve, te sundimtareve qe e ngrene lumturine e tyre mbi djersen dhe gjakun e njerezve te punes. Ai vuri gishtin ne disa plage te renda te shoqerise shqiptare te kohes, shkroi me dhembje per poziten e gruas ne kete shoqeri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizem dramen e kurbetit ("Kurbeti") si nje fatkeqesi me pasoja tragjike ne jeten e shqiptarit dhe per fatet e kombit.
Ne poemen "Baba Musa lakuriq" qe mbeti e pabotuar, eajupi thelloi kritiken edhe ndaj moralit te shoqerise se kohes dhe i zgjeroi shume diapazionin tematik te poezise shqiptare. Vepren e pershkon rryma satirike ndaj dogmes dhe klerit. Duke parodizuar biblen, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral te njeriut dhe ndaj normave te marrdhenieve morale atje ku ben ligjin paraja dhe pasuria. Per poetin eshte e padrejte ajo ajo shoqeri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.

I pasur te pallte varri,
ti qe bleve dashurine,

do te shkruante eajupi. Ai aktualizoi edhe shume ide morale te fabulave te La Fontenit, permes perkthimit te tyre mjeshteror ne gjuhen shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:00 am

Komedite

Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive te jetes shoqerore dhe politike te kohes shprehen, sidomos ne komedine e eajupit. "Katermbedhjete vjee dhenderr" eshte nje pjese ne vargje. Me shume se nje te tere si komedi, eajupi ka krijuar disa skena plot humor te kendshem permes te cilave ve ne loje mendesi te prapambetura dhe zakone anakronike te jetes se fshatit shqiptar. Jane probleme qe eajupi i pat rrahur dhe ne krijime te tjera, por ketu ato tingelluan ne harmoni me nje atmosfere humori popullor qe pershkron tere vepren dhe qe perben nje nga veeorite dhe meritat e saj.
Shigjetat e ketij humori godasin zakonin prapanik te martesave te te rinjve me moshe te papershtatshme per njeri tjetrin, zakon qe e kishin sjelle kushtet ekonomike te jetes ne fshatrat malore. Tana do te martoje te birin katermbedhjetevjeear me nje vajze me te madhe se ai: ajo "nuk do nuse per sise, po per punet e shtepise". Kjo behet shkak per nje varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor qe fshikullojne mendesi te mykuara patriarkale e zakone te prapambetura. Driteshkurtesia e nje nene, qe eshte bartese dhe viktime e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave te malesise dhe kapadailleku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e nje mjedisi te prapambetur, figura groteske e nje prifti qejfli, te gjitha vihen ne loje me nje ton hokatar qe pershkron dialogun e personazheve.
Personazhi me i realizuar eshte Tana, tipi i gruas fshatare, te cilen kushtet e jetes e detyrojne te ngule kembe per nje martese qe nuk i sjell lumturi te birit, duke u bere qesharake ne sy te fshatit e te njerezve me eiftin qe sajon dhe me dasmen e tyre. Po keto kushte e shtyjne nga ana tjeter, te shpotise te shoqin dembel dhe indiferent per problemet jetike te familjes. Keto cilesi, te bashkuara ne nje personazh te vetem, e bejne Tanen e eajupit nje tip interesant, te vizatuar me pak viza por te dhene ne menyre te gjalle, plot humor e kolorit, ne sfondin e nje jete tipike fshatare, te katundeve malore te Shqiperise se Jugut.
Me "katermbedhjete vjee dhenderr" eajupi krijon komedine realiste te zakoneve; ajo ka hyre ne fondin klasik te veprave komike, per shkak te humorit te kendshem, te gjuhes plot kolorit popullor, te personazheve dhe te shkathtesise se dialogut. Situatat komike e ngjarjet qe paraqet autori ngjajne si skena te marra nga jeta e perditshme, me aq realizem thjeshtesi dhe e natyrshmeri jane dhene ato ne kete veper.
Vepra tjeter dramatike e eajupit "Pas vdekjes" eshte nje komedi politiko-shoqerore. Demaskimi i demagogjise se xhonturqve dhe i bejlereve qe u bene vegel e tyre, problem qe eajupi e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut", eshte vene ne qender te kesaj vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen ne zyrat e gazetes "Liria" te ketij klubi, por kuptohet se permbajtja e komedise eshte shume me e gjere dhe me e thelle. Ajo zbulohet permes nje situate komike, te gjetur me mjeshteri prej shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen ne zyrat e "Lirise" t'i tregoje Skendo beut abetaren e tij shqipe. Atje doktori sheh rastesisht nje nekrologji per deputetin Haxhi Aliu, qe ende s'ka vdekur dhe i lind deshira te dije edhe ai se e'do te shkruhet per te pas vdekjes. Kete deshire e shfrytezon me zgjuarsi sherbetori i klubit Zeneli, i cili fut ne vrullin e shakase se tij dhe te tjere, mesonjesen Lulushe dhe gazetarin Vurko, qe i vjen rrotull asaj. Por dy jane personazhet me te goditura te vepres: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Permes doktor Adhamullit eajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan qe ben lojen e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, permes ketij personazhi, shkrimtari ka vene ne loje edhe nje mendesi te caktuar, mendesine e atyre njerezve mendjemedhenj qe, ndonese e kane koken e zbrazet dhe shpirtin e varfer, kujtojne se asnje pune atdhetare ose pune tjeter, nuk vlen se s'kane qene ata te pranishem ne te. e'eshte fjala vjen; Kongresi i Manastirit per doktor Adhamudhin kur s'ishte ai atjee Asgje, sipas tij. Ky kompleks nuk eshte bere rastesisht objekt satire ne komedine e eajupit, por sepse ishte nje mendesi e perhapur qe demtonte levizjen atdhetare e kulturore te shqiptareve gjate Rilindjes e me pas.
Zeneli eshte nje tip molieresk, qe perfaqeson njeriun e thjeshte te popullit me zgjuarsine e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky sherbetor hokatar, qe ve ne loje njerezit e tipit te Adhamudhit, sjell ne veper meneurine dhe humorin popullor.
eajupi si poet lirik i solli lirikes shqiptare nje ndjesi te re poetike, ne kete veper i hapi udhen komedise politike ne letersine shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes se shkrimtarit, dhe u be nje nga pjeset e repertorit te qendrueshem te teatrit shqiptar.
A.Z. eajupi ze nje vend te veeante ne historine e letersise shqiptare. Pas Naimit, ai eshte nje nga figurat me te rendesishme te epokes se Rilindjes Kombetare dhe nje nga perfaqesuesit e epokes se re qe po niste per letersine shqiptare. Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushte e frymezimit te tij me folklorin jane disa nga tiparet qe e pershkruajne vepren e tij.
eajupi si poet lirik i solli lirikes shqiptare nje ndjesi te re poetike, nje ndjenje te fresket e te eilter, te shprehur me nje thjeshtesi qe te magjeps. Kur shkruan per bariun qe i bie fyellit mbas stuhise, ose kur bie ne mendime per shkurtesine e jetes dhe pashmangshmerine e cdekjes , shkruan Konica per liriken e ketij poeti te pavdekshem, vargjet e tij te bejne per vete me embelsine dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg eajupi i dha permbajtje e vend te ri komedise ne letersine shqiptare; fryma e kritikes sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan kete zhaner pak te levruar me pare. Dy veprat e tij "Katermbedhjete vjee dhenderr" dhe "Pas vdekjes" qendrojne ne themelet e komediaografise shqiptare.
Si publieist, ndonese botoi pak ne shtypin e kohes, eajupi eshte nga krijuesit e stilit satirik ne publieistiken shqiptare.
Si pershtates eajupi hapi udhen e krijimit te vertete, ne gjuhen shqipe te vlerave te letersive te tjera, sidomos permes fabulave te La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane e sankritishtja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:02 am

14 Vjee Dhenderr

(eshte nate. Brenda ne nje ode per te fjetur, zoti Vangjel e zonja Tane behen hazer per te renur.
Ne fund te odes ndrit nje llambe afer shtratit.)

Tana.Degjo, burre...
Vangjeli. e'ke, moj gruae
Tana. (Renkon.)Jam semure.
Vangjeli. Qe kur! e'thuae
Tana.e'theme Ja them qe jam semure,
koka me digjet si furre,
s'e keshe pesuar kurre.
Vangjeli. Po tani, valle, e'pesovee
Me duket se u ftove;
gjithe naten u zbulove
dhe s'me le fare te flere!
Tana.Gjithe diten e'keshe beree
Ti per bar e per dru s'vete
dhe qahesh se nuke fletee
Tere diten ngas qete
dhe drek' e darke bej vete,
gjithe puna permi mua!
Vangjeli. Perse te kam marre gruae
Grate per pune po jane.
Tana. (Qesendis.)
Edhe burrate te hane
dhe te rrine nat' e dite!
Vangjeli. (Me inat.)
Mos me ben te te godit.
se zakone s'e harrova,
sonte shume te durova.
Nga hunda s'me heq dot kurre,
se nuk' jam si edo burre!
Jam shqipetar i vertete,
do te bej si dua vete!
e'ke qe s'pushon duke qaree
Nga une e'te lige ke paree
S'te kam lene si te tjere,
Vetem, te shkret' e te mjere.
Nuke ika kurre nga fshati,
eja, s'te shkoi inatie
Ngreu te biem te fleme
dhe keto fjale t'i leme.
Tana. Bjer e fli, mua s'me flihet.
Vangjeli.Neser, porsa qe te gdhihet,
do t'dergoj djalen me vrape
te bjere jatrone (Doktorin)prape.
Tana.Cine jatro(Doktor)e
Vangjeli. Adhamutne.
Tana. S'e shoh dot me sy eifutne,
as per mace s'i ve bese!
Vangjeli. Le, moj grua, ta therrese,
koken mund te ta sheroje.
Tana. Nuk' e dua te me shoje!
Te bukur jatro qe gjete!
Me per hair te ruaj qete.
Vangjeli. Mos kuvendo keshtu, moj grua.
Tana. (Me inat.) Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'sheron gruan e tije
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me nje sy,
i daleine qe te dy.
Vangjeli. e'jatro te te bie unee
Mitrua s'eshte ketune,
dhe Naum kokeshiniku
keteje naten iku. . .
Ne vende te tjere vane,
ketu veteme na lane,
ikn' e muare Misire,
u hante koka per brire
Tana. Prapa diellit te vene,
se enderuan memedhene,
s'jam semure per jatrua,
se s'me ka gje koka mua,
Po te me ndegjosh nje fjale.
Vangjeli. Fole, e'do te thuash valle!
Do t'me lesh dhe sot pa gjumee
Tana. Kemi ara, vreshta shume. . .
Vangjeli. Te gjitha e'duhen i kemi,
si do zot vete jemi;
si ne s'ka shume te tjere.
Tana. Sa qe e ndyera vjehrre,
pas takatit pleqerise,
bente punet e shtepise,
dhe kur ktheneshe nga ara,
gjeje darkene perpara.
Po tani, e'te bej me pare,
ne vreshte te jem a nd'aree
Te te bej dhe drek' e darkee
Tani s'mund, se jam me plake.
Vangjeli. Plakee S'je plake, moj grua,
po je ashtu si te dua.
Tana. (Me te lutur.) Te te vije keq per mua:
punete jane te renda,
S'punoj dot jashte dhe brenda.
Puno sa te duash vete
arat jepi me te trete
Kjo pune s'benete kurre,
po djali na u be burre.
Ndaj te lutem ta martojme,
erdhi dita te gezojme.
Ne pa nuse pse te rrimee
Kur te kem nusene ndihme,
punete benene vete,
nuke rrojme me jete!
Pse s'me flete
Vangjeli. e'te them, moj gruae
euditem me e'fjale thua!
Katermedhjete vjee djale
do ta martoshe
Tana.Sa jam gjalle,
dua te gezoj si meme!
Vangjeli. Eja te biem te fleme.
Tana. T'i e'me thua, u e'te them!
Sikur kemi shume djem!
Me Gjine mbeti kjo dere.
Vangjeli. Qasu te te bej te tjere,
te pjelle, pa mbushure moti...
Tana. (Duke qare.) Me fjale je shum' i zoti.
Vangjeli. e'ke qe qa prape taninee
Tana. (Me lot.)Ku te mos qaj un' e mjerae
Une te flas me perendine,
ti me flet fjale te tjera!
Vangjeli. Eja moj grua ner mende.
Tana. euditem me koken tende.
Vangjeli.Sado qave, ngreu bjere.
Tana. S'je baba si te tjere!
Thuajme, per perendine,
pse s'do ta martojme Gjinee
Vangjeli. esht' i vogele, moj Tane!
Tana. e'thua! Pa shikoi shtane
bota nuke shone vjete.
Shihe sa mori perpjete:
dukete njezet vjee djale,
kur hipen e bredh me kale.
Me mua kur u martove,
sa vjee jeshe, mos harrovee
Tani per djalene tone
do te nderrojme zakonee
Vangjeli. Mos kerko e'benim njehere,
Po shiko e'bejne te tjere:
Shiko bejne rrenjedale,
nuke ka dhe ai djalee
Kur i thashe ta martoje,
"Le te beje si te doje,
s'me ha malli per tim bire,
u per vete te rroj mire"
me tha dhe me ktheu krate.
Tana. I muare mente grate!
Te bukur njeri qe gjete!
Ai te kish ment per vete,
nuke shkretonte shtepine,
s'kish marre porropotine!
Mendjeprishur, zemerligu,
la te shoqene dhe iku!
E zeza grua se e'hoqi'.
Njezet vjet e la i shoqi
dhe ne pleqeri s'e poqi,
(Te mos arrij' te kish ardhe!).
nuke pa dite te bardhe:
nat' e dite duke qare
nga turpete qe kish pare.
E mba ment e'grua ka qenee
S'kishe shoqe ne vend tene:
e ndereme, zemermire,
punoi e rriti te bire.
Ka qene grua per mbretne.
burri s'ja diti kimene.
Dhe tani ne pleqeri,
dashuri me dashuri!
E gjete nga perendia,
se prishi shtepin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Kete kerkonte dhe derri:
tani mban disa te tjera,
i vafte shpirti ne ferra.
Vangjeli. Pse kuvendon keshtu, moj Tanee
Njerezit e medhenj keshtu e kane:
njerezit e tyre i mundojne
duan ata q'i levdojne.
Tana. Ne bejne keshtu te medhenjte,
djalli t'i marre per jete!
Beu djalen ta martoje!
Me sy nuke do ta shoje,
se ne turpe do te rroje,
si ka rrojture ngahere!
Dhe guxon e mson te tjere!
Ka lojture nga fiqiri.
Nje dite me thosh i biri:
"Baban' e mire nderoje,
baban' e lik duroje"
Do te behet djal' i mbare,
se me memene ka gjare
Po ne ngjafte me babane. ..
Vangjeli.
Minji gdhiete, moj Tane!
Tani le bejne menjane
dhe hajde te fleme prane,
eja se me mori gjumi. (Shtrihet.)
Tana. Dhe mua me marrte lumi!
Vangjeli.
Pa dhe neser kuvendojme
Tana. Djalene do ta martojmee
Vangjeli. Pa te shome. . .
Tana. eo te shoee
Nuke do te me ndegjoe!
Ndegjo dhe mua nje here.
Vangjeli.
Te ndegjoj, po hajde bjere.
Tana. Te vi, po te me ape fjalen,
qe do te martojme djalen.
Vangjeli. Puna, s'benet me nje nate,
do menduar gjer' e gjate.
Tana. e'do menduar, pa me thuae
Vangjeli. e'vajze do t'i apem gruae
Tana. Mos e ki kete qeder:
djalen tene kush s'e merre
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'eshte nga trimat me trime
Vangjeli. Trimerine s'ja nxe dheu!
Tana. Nuke eshte si djale beu. ..
po esht' i mir' e i mbare,
kush ta rrembeje me pare.
S'eshte ndonje djal' i mbetur
une nusen ia kam gjetur.
Vangjeli. Ja ke gjetur! Po e'e thonee
Tana. eupen e gjitonit tone.
Vangjeli. Cine eupe, Marigonee
eupen e zotite Koree
Tana. E bukur e punetore.
Mos e pyet e'grua eshte!
Si per ara dhe per vreshte,
pun' e saj s'gjendet ne jete,
Punon vetemei sa dhjete!
Nuke them miree Ti e'thuae
Vangjeli. Ne do te me ndegjosh mua,
Gjini Katone te marre,
te behem krushk me koreare. . .
Ara, vreshta shume kane.
Tana. Ti pse s'e do Marigonee
Ajo nuse ben per mua.
Vangjeli. Po esht' e madhe, moj grua.
Njezet vjeee!...
Tana. Kaq e dua,
nuke marr nuse per sise,
po per punet e shtepise;
te dije te ngase qete,
se nuke mund t'i ngas vete,
te na beje dru nga mali.
Vangjeli.Mire ti, po e'thote djalie
Gjini me te do te rroje.
Tana. Doemos qe do te doje!
Pse kuvendon kshtu, mor burree
Pyeten femija kurree
Ta martojm' ashtu me rruash.
Vangjeli. Moj grua, ben si te duash
dhe me qafe t'i kesh vete!
Tana. Em ketu, em n'at jete!. . .
Neser do t'vete te bluaj,
te shetune te gatuaj,
te diel te bejme dasme,
gjithe miqte t'i gershasme (Qan).
Vangjeli. Tani pse qae
Tana. Qaj nga gazi,
me shpetove nga marazi.
Tani do te benem vjerre!
Vangjeli. Shuaj driten dhe shko bjere.
(Te dy bien te flene ne shtrat. Perdja mbyllet.)
Pamje e Katert; Dit' e Dasmes
(Nde ode te krushqet, sofra plot me mish te pjekur m'
hell. Burra, gra, eupa, djem, kendojne a hedhin valle.
eoku kercet ndonje pushke. Burrat e shtrojne me dolli,
dhendri rri me kembe, dhe dy a tri trima qerasin krushqit pas urdherit "dollibashit". Keto te gjitha beheneme darke.)
I.
Grate vetem:
A te pelqen nusia,
more djal' o luliae
esht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mire nga gjithe na.
Nusia si zoge deti,
sikur eshte bije mbreti.
Gra e burra bashke:
e'mire ja bem' krushkese,
q'i muarm te bijene,
ate me te mirene,
Maro gjeraqinene.
Burrat vetem, ne valle:
Moj unaza rreth me ar,
per grua do te te marr,
gjithe te kane nakar.')
nakar le te kishnine,
sa te mos pelcisnine.
Moj unaza rreth flori,
gjithe te kane zili,
se do te te marr nde gji.
Zili le te kishnine,
sa te mos pelcisnine.
II
(Burrat rrine perdhe te pine me dolli.)
Nuni: Djale, bjere,
shtjere vere
shtjere, shtjert
ne te tjere.
Pini vere,
mor te mjere,
se qedere
do tua nxjerre.
Gjithe burrat:
Kush e pi kete dollie
Zoti nun me trimeri,
i gezofshim me shtepi!
Nuni te prifti: 0 prift, te kam gjetur!
Pa pire ke mbetur,
te gjej me kupe me vere
te embel si sheqere.
Prifti Tek une mir' se te vish.
Nuni. Kete ta dish e ta pish
per shendet te dhenderit,
qe rri me kemb' e dremit.
Gjithe tok
Shendet te mire te kete,
te trashegohet per jete! (Kercet
nje pushke).
Prifti. (Te nuni) Zoti, nun, mir' se me erdhe!
Po veren pse na e derdhee
Nuni. (Te prifti)
Mir' se te gjeta, urate,
te kesh jetene te gjate.
Kupen e piva me fund
dhe me tutje, mo e tund.
Prifti. S'e pi dot, jam prift njeri.
Nuni. Te di, urate, te di. . .
Prifti. Kur e ben emere vete
pike ne kupe mos mbete!
Ti qe vure sot kurore,
pagezofsh edhe me dore,
Gjithe tok:
Nuni qe vuri kurore
pagezofte edhe me dore
urdher, o nun se jam plak
te lutem, beme konak.
Nuni. Konake Gjej Vangjel' e shkrete.
Prifti. Kete kerkoje dhe vete'
Vangjel, e mira te gjete.
Vangjeli Me nje kupe e'do te jetee
Prifti. E di mire kush martonete
Djali te te trashegonet.
Do ta pi pas urdherit,
shendet te dhenderit!
Gjithe tok
Dhenderi te trashegonet,
te gezonet e te shtonet!
Vangjeli. S'e pive te ter' urate!
Prifti. Permbys e ktheva, s'e patee
Vangjeli. prift, mire se urdherove,
rrofsh e qofsh qe me nderove!
Dhe dollibashi na rrofte,
dhenderi ju trashegofte'
Gezofsh dhe ne dere tende'.
Nuni. Dhe zoti te dhente mente!. ..
Vangjeli. Une veren s'e kam pire
qe te mos kuvendoj mire.. .
Po dilni, paskam ment pak,
te lutem beme konak.
Nuni. e'konak kerkon te me thuashe
Vangjeli. Dergome ku do te duash!
Nuni. Zotne Brodane te gjesh
dhe si te duash te besh!
Vangjeli. 0 zoti Brodan, te gjeta!
Brodani. Mir' se erdhe, t'u ngjate jeta'
Vangjeli. Kete kupeze, ta dish,
per dhenderin plot ta pish.
Gjithe tok:
Dhenderi shume te rroje,
jete te mire te shkoje!
Brodani. Zotrote qe gjete mua,
me shtepi ta paea hua!
Dhe dollibashi me nder,
u befte dhe vete vjehrr
dhe rrofte sa shkemb' i malit.
Nuni. Gezofsh me dasme te djalit!
Brodani. Ku do t'me dergosh te pshtetem,
se do te pi e mos dejtem.
Nuni. Ece pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
Brodani. Te gjeta, Abaz i mjere!
Abazi. Kshtu te me gjesh kurdohere!
Brodani. Kete kupe do ta kthej
per shendet te ketij bej.
(Rrefen dhenderin.)
Gjithe tok:
Me nuse te trashegonet,
nga e liga te mergonet!
Abazi. (Te nuni) Dollibash, te qofsha fale,
zoti te falte nje djale'
Nuni. Rrofsh e qofsh!
Abazi. Kush me ka gjeture
Nuni. S'e ndegjovee Keshe fleture
Te ka gjetur Brodan Duni.
Abazi. Me ke gjetur, thote nuni,
te gjet' e mira perjete,
te rrosh sa te duash vete.
Gjithe tok:
S'mba mente U deje pa piree
Abazi. Dhe ne mos kuvendoj mire,
un, i mjeri jam eoban;
sos jam, i ziu, ne stan,
dhe sos jini dhen e dhi,
te di per cine te pi.
Nuni. Ky eshte shendet i pare,
per dhenderin, mor i marre.
Abazi. Sa malet, o nun, te rrosh!
Tani ku do t'me dergosh';
Se dua te pi nje vere.
Nuni. (Numeron) Nje, dy, tri,. . . s'ka me te tjcre.
Abazi. Numuroi dhente mire.
Nuni. Le te kollet kush s'ka pire...
Me mua, zoti Abaz.
Nuni. Te gjeea kurdo me gas.
Kete kup do ta pi
per shendet. te dhendrit te ri.
Gjithe tok.
Shendet te mire te kete
dhe te gezoje perjete!
I zot' i shtepise rrofte
dhe djali ju trashegofte!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e ze vallen me burra,
duke kenduar).
Prifti:
Do te them nje kenge vete,
kenge prifti te vertete,
rrofte veshti dhe dheria,
rrofte vera dhe rakia,
q'i ka bere perendia.
Se dhe zoti Krisht nje here
mori uj' e beri vere.
Moj vere, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
qe na hedh qoshe me qoshe!
Se e'ben vera e rakia,
pin' e dejen trimeria,
sa vjen rotulle shtepia!
Det i madh e det i gjere,
pse s'te beri zoti vere,
se do ta pinim pa bleree
IV
(eshte nate: krusliqit zen' e ikin duke uruar memen
e dhenderit, zonjen Tane, qe eshte shume e gezuar.)
Nuni. Te te trashegonen!
Brodani. Si blete te shtonen!
Abazi. Me jete t'u rrojne!
Prifti. Dhe t'u pleqerojne!
Tana. U paea, te rroni,
gjithe te gezoni!
(Nje nga nje ikin te tere dhe mbeten vetem nde ode
Tana me djale e me nuse.)
Tana. (Tek i biri) Rri me nusen, djale,
dhe foli dy fjale,
te mos kete frike.
Dhenderi (i thote s'emes)
Ngreu mem' e ike.
(Tana iken.)
(Dhendri me nusen mbeten vetem)
Dhenderi. Lozem ndonje lodere
Te dua si moter.
Nusja. e'moter me ke mua,
o lum' e perruae
Ti me more grua.
Dhenderi. Pse u zemerove
dhe u hidherovee
Kur s'lot ndonje loder,
s'te dua si moter,
te dua si meme!
Po hajde te fleme,
se me mori gjumi.
Nusja. Fli te marrte lumi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:02 am

Besa - Bese

Gjithe vendete gezojne,
ti, Shqiperi, pse pushone
Gjithe njerezit kendojne,
ti, shqiptar, pse renkone
Gjithe duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;

ti, shqipetar, Shqiperine
ne zgjedhe si e durone

Zgjohuni, o shqipetare,
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare,
perpiqi per Shqiperi!

Te krishter' e myslimane,
te tere nje sua kemi;
gege, toske, dibrane,
gjithe shqipetare jemi.

Mblidhuni te bejme bene,
te gjithe dore per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debore.

Qe diten qe u shkeli
roberia dhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye ne qieli,
si duroni roberinee
Ju qe shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqiperinee

Ku jane vaftet e pare,
qe kini dhene yrneke
Ku jini, o shqipetare,
pse s'degjohet nje dyfeke

Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhenee
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderbenee

Pse rrini lidhur me lake
Pse s'shpetoni vend' tuaje
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaje

Mirri pushkete ne duar
edhe beni besa-bese:

Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:03 am

Dheu

Dheu i gjat' e i gjere,
na jep buk' e na jep vere
per te ngren' e per te pire,
kush di ta punoje mire.

Si njeri i shtrenguar,
dheu nuke fal gje kurre,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as miser, as grure.

Do ta punoje njeriu
dhe ta vadise me djerse
qe te haje buk' i ziu,
nga uria te mos vdese!

Punoni, more te mjere,
se dhe gjeri ne na mbete,
pas neve vine te tjere,
nuke sosete kjo jet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:03 am

Fshati im

Malete me gure,
fushat me bar shume,
arate me grure,
me tutje nje lume.

Fshati per karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtepi
te vogela fare.

Ujete te ftohte,
era pun' e madhe,
bilbili ia thote,
grate si sorrkadhe.

Burrat nen hie,
lozin, kuvendojne,
pika qe s'u bie,
se nga grate rrojne!

Grate vene nd'are,
dhe ne vreshta grate,
gruaja korr bare,
punon dit' e nate.

Grate ne te shire,
ne te vjela grate,
ikine pa gdhire,
kthenene me nate.

Gruaja per burre
digjete ne diell,
punon e s'rri kurre
as diten e diel.

0 moj shqipetarke,
qe vet' e nget qete,
edhe drek' e darke
kthehesh e ben vete;

Moj e mjera grua,
e'e do burre zine
qe ftohet ne krua
dhe ti mban shtepine!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 11:03 am

Korriku

Na erdhi korriku prape,
me grure te ri, me vape.
Mire q'erdhr, o korrik,
gjithe bota te ka mik,
te duane varferia,
se s'vdes njeri nga uria.
Korriku, si flak' e drizit,
na ngroh palcen e kurrizit.
0 korrik, o faqezjarr,
gjithe lule, gjithe bar,
dhe me peme barre-barre,
s'dime e'te hame me pare.
Ne korrik piqen me radhe
pjeshke, molle, thane, dardhe;
kur afrohet korriku,
ze te piqete dhe fiku.
Nga gjithe pemet e tjera,
fiku na mbifte te dera,
se gjersa ka shporta fiq,
gjithe bota jane miq...
Me shprese te ketij muaj,
punetor, puno e vuaj,
te punojme qe te gjithe,
te mos mbetemi pa drithe,
se ne kete muaj zoti
na kerren nga tere moti.
Ata qe kane punuar,
ne korrik jane te gezuar,
Se ne kete deli muaj
nuk ka leme pa duaj.
Vjen korriku, punetore,
mirrni draperin ne dore,
te korrij kush ka punuar,
kush ka mbjell' e ka leruar.
Dilni, dilni neper ara
e shihni, e'ka bere fara:
shikoni nje koqe gruri,
se sa koqe, grure pruri.
Shikoni kallinjt' e verdhe,
ne korrik duhene mbledhe.
Shihni, shihni kur fryn era,
kallinjte, lozin si shqerra;
me diell, kur fryn veriu,
si floriri ndrit kalliu,
fusha, ara, pale-pale,
duken si deti me vale.
Fush' e gjate, fush' e gjere,
pse me ben te qaj ngaheree!
Me djersen e varferise
gjith' arat e Shqiperise
vaditen, e gje s'kerrejne,
se te huajt' i rrembejne!
Shqipetari, dem e kote,
punon gjithnje per bote;
arat qe mbjell, ngahere
vjen' e i korrin te tjere!
0 korrik, o faqezjarr,
je dukur dhe luftetar:
ne France, kush nuk e di,
u ngre vendi per liri;
ne korik lufta u zu,
u be gjaku gjer ne gju...
kryengritjet q'u bene,
prej korriku jane zene;
se zjarre qe ndez korriku,
nuk' e shuan dot armiku;
se dielli eshte i ngrohte,
ndez gjakun ne gjithe bote.
Gjaku i trimit vertete
per liri ndizete vete,
gjaku yt, o shqipetar,
s'te ndizet as ne behar!
Te ndezte vap' e korrikut,
t'i biesh ne kok' armikut!
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
Sponsored content





Andon Zako eajupi Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako eajupi   Andon Zako eajupi Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Andon Zako eajupi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: