Pjeter Budi eshte nje nga figurat me te shquara te botes shqiptare per kohen kur jetoi. Ai u perket atyre klerikeve, qe u dalluan per nje veprimtari te dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udheheqes i masave popullore ne luften per elirim nga zgjedha osmane, perkthyes dhe krijues origjinal ne fushen e letrave shqiptare per te mbrojtur identitetin etnik e kulturor te pupullit tone.
Per jeten veprimtarine dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shume te dhena te drejtperdrejta. Edhe ato qe dime, i nxjerrim kryesisht nga theniet e veta ne librat qe botoi, veeanerisht nga letra latinisht qe i dergoi me 1621 nje kardinali te quajtur Gocadin. Kjo leter eshte nje dokument me rendesi te veeante jo vetem per jeten dhe personalitetin e autorit, por edhe per gjendjen e vendit ne ate kohe, dhe mbi te gjitha ajo eshte nje program i plote per organizimin dhe zhvillimin e luftes se armatosur kunder pushtuesit. Ne kete leter Budi pas hyrjes ben edhe nje autobiografi te shkurter , nepermjet se ciles mesojme dicka te sigurt per jeten e tij.
Lindi ne Gure te Bardhe te Matit me 1566 nga nje familje e degjuar dhe e vjeter.
Mesimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori ne vend, prane disa ipeshkevet te ndryshem, deri ne moshen 21-vjeeare. Me 1587 u caktua meshtar dhe sherbeu si famulltar i thjeshte per 12 vjet ne Kosove dhe me vone 17 vjet te tjere si zevendes i pergjithshem i dioqezave te Serbise. Gjate viteve 1516-1522 beri disa udhetime ne Itali, kryesisht per qellime atdhetare si dhe per te botuar veprat e tij. U mbyt ne dhjetor te vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; ate e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qe shikonin tek Budi nje atdhetar te flakte dhe nje nga organizatoret e luftes se popullit per elirim nga zgjedha e huaj. Kete e verteton me se miri aktakuza me te cilen hidhet ne gjyq personi qe thuhet se e shkaktoi kete vdekje dhe aktet e gjyqit perkates. Ne kete menyre Budi eshte nje nga martiret e pare te kultures shqiptare.
Gjate 29 vjeteve qe sherbeu ne vise te ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjeter Budi u shqua edhe per nje veprimtari te dendur atdhetare. Ai gjithe jeten dhe energjite e tij ia kuhstoi elirimit te vendit. Hartoi plane per debimin e pushtuesit dhe u perpoq te siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende te tjera. Ai bente pjese ne ate shtrese te klerikeve, qe u lidhen me kreret e fiseve shqiptare dhe iu kundervune jo vetem sundimit te eger osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala per elirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetedijes kombetare te popullit shqiptar. Clirimin dhe shpetimin e vendit Budi, e shikonte te fshataresia e lire, sidomos te malesoret, te cilet nuk u pajtuan asnjehere me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qendresen e tyre.
Sie del nga letra qe i dergoi Gocadinit, misioni kryesor per te cilin ai shkoi me 1621ne Rome, ishte qe te behej zedhenes i kerkesave te shqiptareve dhe te kerkonte ndihma. Letra e tij eshte nje projekt i nje kryengritjeje te armatosur qe nje klerik ia drejton nje kardianli dhe organeve te administrates kishtare per te kerkuar ndihme per popullin e tij, qe te elirohej nga zgjedha e huaj. Nder te tjera shkruan: "Kur u nisa prej ketyre vendeve, fort m'u luten ata kryetare fisesh, si dhe disa kryetare myslymane, qe t'ia shfaqja Papes ose ndonje princi tjeter kete deshire te tyre e t'u lutesha qe te na sigurojne mbrojtje e ndihme e per t'u eliruar.
Dhe jo vetem te krishteret, por edhe te paret e myslimanevee Te gjithe duan te dalin nje here e mire prej kesaj gjendjeje te mjeruar ose te vdesin me arme ne dore. Grushti qe do te marre Turqia ketu, do te jete ndihme edhe per polakete .
Por shpresat e tij, si gjithmone, mbeten te zhgenjyera. Megjithate, ai asnjehere nuk u ligeshtua. I deshperuar nga mosrealizimi i planeve te tij, iu vu punes per te perkthyer e botuar veprat e veta ne gjuhen shqipe. Budi eshte i pari nga kleriket qe do te thote se perendia nuk e degjon ate qe i lutet ne gjuhe te huaj, ate qe perserit vetem fjale boshe pa i kuptuar ato qe thote.
Me kembengulje dhe perpjekje te medha arriti qe me 1618 te botonte ne Rome vepren e pare "Doktrina e krishtenee dhe me 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e te rrefyemit". Veprat e Budit jane kryesisht perkthime ose pershtatje te lira tekstesh fetare, por qellimi i botimit te tyre eshte, ne radhe te pare, qellim kometar. Ato do t'u sherbenin klerikeve ne Shqiperi per ngritjen e tyre profesionale ne sherbesat fetare, por me teper do t'i sherbenin ruajtjes se gjuhes shqipe, qe shprehte ne ate kohe shtyllen kryesore te kombesise, do t'u sherbenin perpjekjeve per elirimin e vendit, zhvillimit e perparimit te arsimit dhe kultures se popullit shqiptar, qe ky te mos mbetej me prapa se popujt e tjere.
Per qellimin dhe rendesine e tyre autori eshte i vetedijshem kur thote se librat shqip do t'i sherbenin kur te kthehej ne viset e Shqiperise per te pregatitur kryengritjen e pergjithshme dhe per te fhsehur ne sy te pushtueseve kete veprimtari te larte kombetare. Po te studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qarte se shpesh here ai del jashte tekstit origjinal nga perkthen dhe pershkruan doke e zakone shqiptare, te cilat jane krijime origjinale ne proze. Kjo gje bie me teper ne sy ne vepren "Pasqyra e te rrefyemit", qe ka nje rendesi te veeante edhe per historine e etnografine. Ne faqet e fundit te vepres autori ka vendosur nje leter te gjate, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri per atdheun e popullin dhe ankohet per mungesen e shkollave dhe per klerin qe nuk perpiqej t'u hapte syte bashkatdhetareve.
Deri me sot letra eshte konsideruar si proza e pare origjinale ne letersine shqiptare, qe buron drejtperdrejte nga zemra e nje atdhetari. Kjo e ben Budin shkrimtarin e pare te letersise shqiptare qe levroi prozen origjinale. Ne kete leter pasqyrohen elemente te jetes shqiptare te kohes dhe ndihet shqetesimi i klerikut patriot per fatet e popullit e te gjuhes se tij amtare. Budi pershkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi te gjitha, ndalet ne gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit te vet. Per kete gjendje ai akuzon edhe bashkeatdhetaret e vet "djesitee e "leterotetee (dijetaret e letraret), qe u vjen dore ta ndihmojne popullin per te dale nga kjo gjendje, por qe nuk po bejne asgjee
Proza e Budit deshmon jo vetem per idete perparimtare, por edhe per aftesite e tij letrare. Edhe pse ne te ndihet ndikimi i leteratures kishtare latine, ai eshte munduar t'i jape gjuhes shqipe nje shprehje e forme te bukur, duke shfrytezuar pasurine e gjuhes popullore dhe frazeologjine e saj te pasur.
Faqe me rendesi ne krijimtarine e Budit perbejne vjershat e tij. Para tij njohim vetem nje vjershe te shkurter me 8 vargje, te shkruajtur nga arbereshi Matrenga, kurse Budi na ka lene 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me te drejte ai mund te quhet nismetari i pare i vjersherimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht jane te pershtatura nga latinishtja e italishtja, vetem pak jane origjinale. eshte e vertete se ne hartimin e tyre nuk kemi nje frymezim e teknike te larte, por vihet re nje perpjekje serioze per ta pasuruar gjuhen shqipe edhe me krijime qe synojne te shprehin ne vargje te bukuren ne artin e fjales shqipe.
Ne njeren prej tyre, ne formen e nje pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjen e trishtimit dhe te kotesise qe e pushton kur mendon se te gjithe njerezit i rremben vdekja:
"Ku jane ata pleq bujare,
qe qene perpara ne,
e ata trima sqimatare,
te shpejte si rrufeee
Pengese serioze per zhvillimin dhe perparimin e vendit dhe te kultures kombetare, pervee pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe kleriket e huaj, qe sherbenin ne famullite shqiptare. Keta, duke shpifur e duke peremuar vlerat kombetare te popullit tone, cenonin sedren e shqiptareve, mundoheshin t'i pereanin ata dhe te demtonin perpjekjet e tyre per elirim. Ne keto rrethana, Budit iu desh te luftonte ne disa fronte: edhe kunder pushtimit te huaj, edhe kunder Vatikanit e te derguarve te tij ne Shqiperi. Prandaj me 1622 organizoi nje mbledhje te te gjithe klerikeve shqiptare te zones se Shkodres, Zadrimes, e Lezhes dhe i beri te betoheshin e te nenshkruanin nje vendim se nuk do te pranonin kurre klerike te huaj. Rrjedhimet e ketij vendimi te guximshem u duken shpejt. Forcat kundershtare u bashkuan ne nje front te perbashket, duke perdorur si mjet valet e rrembyeshme te Drinit, per ta eleminuar Budin ne nje dite te dhjetorit te vitit 1622.
Jeta e Budit eshte nje jete kushtuar fund e krye eeshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithe kesaj veprimtarie atdhetare mund te permblidhen ne keto fjale qe shkroi me doren e tij: "eaqe sa munda luftova me gjithe zemer jo per qishdo lakmi e lavdi te mrazet, po me nje te madh deshire per ndihme te patries e te gjuhes sonee .
Figura e Pjeter Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetemohimi per vendin dhe popullin e vet, duke u bere ne disa drejtime pararendes i rilindesve.