Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Marin Barleti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Marin Barleti Empty
MesazhTitulli: Marin Barleti   Marin Barleti Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 10:50 am

Ne bibliografine I, "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu" gjejme materiale te ndryshme qe lidhen me Skenderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili eshte edhe historiani dhe kronisti me i sakte i figures se heroit kombetar te shqiptareve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia per jeten dhe bemat e Skenderbeut, princit te epiroteve) eshte pervee 'Rrethimi i Shkodres' (De Obsidione Scodrensi, 1504) nje prej veprave mbi te cilen jane referuar shpeshhere historianet. Lidhur me autorin, jeten dhe vepren e tij, nuk kemi mundur akoma te grumbullojme materiale sinjifikative, por ne pritje te nje kompletimi te te dhenave per te, dhe citimit te veprave te tij, qofte lidhur me vepren "Rrethimi i Shkodres" apo vepra te tjera, po publikojme ketu shkrimin "Skenderbeu" nga vellimi "Historia e heronjve" te baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet per veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. eshte nje personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur ne Norvegji, ne kohen kur Norvegjia i perkiste mbreterise se Danimarkes. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalet: "Me nje fjale mund te thuhet: Skenderbeu ishte luftetari, prijesi dhe njekohesisht heroi me i madh ne histori."

Skenderbeu - nga Ludvig Holberg
(Pershtatur ne shqip prej nje danishteje te vjeter nga Arben eokaj)

Dikur para pushtimit te Konstandinopolit dhe renies se principatave lindore, qeveriste ne Epir nje prijes me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte kater djem, ku me i riu quhej Gjergj, heroi, jeten e te cilit do pershkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse te gjitha vendet rreth Greqise, iu desh edhe Gjon Kastriotit te nenshtrohej dhe te jape peng birin e tij Gjergjin se bashku me vellezerit e tij. Murati i beri ata synet sipas menyres turke dhe Gjergjit i dha menjehere nje emer tjeter, pikerisht Skenderbeg, qe do te thote Aleksandri i madh, ku tregohet, se efare pershtypjeje kishte krijuar ai per kete epiriot te ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mesoi ne femijerine e tij me nje shpejtesi te admirueshme shkenca dhe gjuhe te ndryshme, euditerisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak me teper ne moshe la te kuptoje se s'kishte deshire me te vogel per te nxene ushtrimet ushtarake, keshtu qe i dha Sulltanit sinjale te tilla dhe ai e beri ate menjehere Sanxhak, qe ka vlere thuajse te barabarte me nje Pasha. Ne moshen 19-vjeeare ai ndoqi luften ne Azi, dhe pas nje kohe te shkurter atij iu dha komanda e nje ushtrie; nga ku ai provoi te tregonte nje guxim e kurajo te tille, saqe emri i tij u be i njohur gjithkund.


Kur ai pas shume fitoreve u kthye perseri ne Adrianopol, ku ishte selia e Sulltanit turk, u be nje dyluftim krenarie nga nje shqiptar, i cili per t'i lene njerezit te shihnin fuqine dhe burrerine e tij, sfidoi nje nga njerezit e Sulltanit. Por askush s'kishte deshire te kishte te bente me kete shqiptar te eger, perjashto Skenderbeun, i cili guxoi te shkonte, dhe me lehtesi fitoi ne kete beteje te madhe.

...(pas dezertimit te Skenderbeut dhe deshtimit te osmaneve here pas here)...

E gjithe bota po euditej per fuqine e Turqise, qe kaq shpesh e kishte tronditur Evropen dhe Azine, te thyhej nga nje province e vogel; nje shembull i euditshem se si cilesite dhe zotesite e nje njeriu, te nje vendi te vetem mund te benin. Murati e vuri re tani se efare rendesie kishte fakti qe Skenderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luften ne nje menyre tjeter, qe s'e kishte bere me pare, dhe krijoi idene se ne personin e Skenderbeut ai kishte te bente me te gjithe krishterimin dhe njekohesisht Persine, ne menyre qe te mos ishte vetem e nevojshme te krijonte nje ushtri te madhe, por edhe ta drejtonte ate vete.

... Kur Skenderbeu ishte prane vdekjes, shtrire dhe me temperature te larte, ndodhi nje sulm i ri turk. U hodh perpjete nga krevati dhe deshi te armatosej perseri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bente dieka te tille, prandaj dhe u shtri ne krevat dhe vdiq pak kohe me pas. Mund te thuhet per kete burre, se ai ishte heroi me i madh, dhe askush, as ne historine e vjeter dhe as ne ate te re nuk mund te krahasohet me te. Pasi asgje nuk eshte me e euditshme se sa te shohesh nje princ te vogel me nje grusht njerezisht te drejtoje luften kunder dy monarkeve, nga te cilet Persia, Egjipti dhe e gjithe Evropa u dridhen dhe u tmerruan. Ai i shkaterroi plotesisht 20 ushtri te fuqishme, vete shumicen e komandanteve dhe luftetareve, qe e sfiduan ate, me doren e vet. Dhe shkruesit e kohes deshmojne, se ne keto konflikte ai ka vrare rreth 3000 vete me shpaten e tij, gje qe eshte me shume se e'mund te thuhet per edo njeri tjeter mbi toke.

Zotesia dhe burreria e tij u shoqerua nga meshira dhe butesia. Ai kishte nje zell te veeante per besimin kristian dhe kjo duket nga te gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftetari i Krishtit. Historia e tij eshte pershkruar nga shume, por e perkryer eshte historia e nje epirioti, Marin Barletit, ne 13 vellime, te cilet une i kam ndjekur nga afer. I njejti Barlet deshmon se qekur turqit e pushtuan ate qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorren eshtrat e tij nga varri e i ndane copa-copa dhe i perdoren ato si relike te shenjta duke i varur rreth qafes e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte me pas.
Me nje fjale mund te thuhet: Skenderbeu ishte luftetari, prijesi dhe njekohesisht heroi me i madh ne histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Marin Barleti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Gjuha shqipe dhe gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha dhe letërsia shqipe-
Kërce tek: