Aktori Brad Pitt ka mbetur i skuqur nё ndarjen e çmimeve Golden Globe gjatё tё dielës, pasi njё grua e dehur i kishte thёnё atij se duket ‘i shёmtuar’.
Pitt, sё bashku me partneren e tij Angelina Jolie, ndoqi ndejën pas ndarjes sё çmimeve prestigjioze, ku njё grua e paturpshme u konfrontua me Brad dhe i ka thёnё atij se ai nuk duket nё formën mё tё mirё nё filmin e ri “The Curious Case Of Benjamin Button”.
“Brad ishte duke biseduar me miqtë nё ndejë kur koj grua, e cila ishte e dehur, iu drejtua atij. Ajo foli dhe foli se si grimi për plakje nё filmin ‘The Curious Case Of Benjamin Button’ e ka bёrё atë tё ‘duket i shëmtuar si qen’,”, ka thёnё njё burim i brendshëm.
“Brad e ka dëgjuar me edukatë dhe i shpjegoi se grimi ishte esencial pёr tё treguar ngjarjen nё mёnyrё tё duhur. Gruaja përfundimisht heshti pёr njё moment, pastaj shikoi afër nё fytyrën e Brad”.
“Pastaj tha, ‘Duhet definitivisht ta ruash atё mjekër, pasi duket shumё tmerrshëm’, para se tё largohet. Miqtё e Brad u dërmuan sё qeshuri”, ka shtuar burimi