Aktori Brad Pitt thotë se ai nuk shqetësohet shumë nga kalimi i moshës, por pranon se ka frikë nga vdekja.
45-vjeçari, i cili rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij Angelina Jolie, luan protagonistin Benjamin Button në filmin e ri “The Curious Case of Benjamin Button”, që flet për një njeri të privilegjuar, i cili është lindur si tetëdhjetëvjeçar dhe plaket mbrapsht.
“Nuk kam frikë nga plakja, më shumë kam frikë se si do të largohem nga kjo botë. Zjarri dhe hapësira e ngushtë (varri) nuk më joshin. Një peshkaqen do të ishte interesant”, ka thënë Pitt.