Aktori i filmave aksion, Jackie Chan, është në negociata për të luajtur rolin e Mr. Miyagi, në ribërjen e filmit “Karate Kid”.
Ylli i filmit “Rush Hour”, është lidhur me rolin e mentorit në filmin e ri “Karate Kid”, ku rolin kryesor të djaloshit do ta luajë djali i Will Smith, Jaden, ka bërë ditur Hollywood Reporter.
Roli i Mr. Miyagi në filmin e vitit 1984 është luajtur nga Pat Morita.