Karate (jap. 空手 , sq.: "dora bosh" ose "dora pa armë")ose me emërtimin e “përparshëm” Karatejutsu (kara = bosh, i zbrazët, te
= dora, jutsu = art/teknikë) kuptohet shkathtësia luftarake nga
Okinava, e themeluar në shekullin XVI.
Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga (Okinava),
Japoni (e cila sot mund të ushtrohet po ashtu edhe si sport). Në përkthim të drejtpërdrejtë nga
japonishtjanë gjuhën shqipe, KARA do të thotë bosh, e zbrazët, TE - dora, DO -
rrugë, që do të thotë se ajo paraqet rrugën, mënyrën e mbrojtjes nga
kundërshtari me duar bosh (空手道:からてどう - "rruga e dorës bosh"). Lindja e
karatesë lidhet me shkathtësitë e lashta luftarake të Lindjes së
largët, kurse reformator i karatesë moderne konsiderohet profesori
japonez Giçin Funakoshi (Gichin Funakoshi).