Leonardo DiCaprio do të mbajë në kah një orë të markës Carrera Day-Date të vlefshme 4 mijë dollarë, në reklamën e re të TAG Heuer gjatë kësaj vere, duke zëvendësuar Brad Pittin.
Marrëveshja e re e aktorit me TAG Heuer është bamirëse, pasi ai do t’i ofrojë paratë e fituara nga fotografimet për ngjarje të ndryshme bamirësie.
“TAG Heuer është një kompani e fuqishme me detyrime të dëshmuara bamirësie. Është një ditë e madhe kur një kompani aq e respektuar si Tag Heuer eksploron rrugë të ndryshme të biznesit”, ka thënë aktori.