Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria i kthen borxhin Greqisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Shqipëria i kthen borxhin Greqisë Empty
MesazhTitulli: Shqipëria i kthen borxhin Greqisë   Shqipëria i kthen borxhin Greqisë Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:46 am

Qeveria ratifikon shlyerjen e detyrimeve prej 48 milionë USD të marra në vitet 1987-1991. Gati fondet edhe për ish-Jugosllavinë.
Qeveria shqiptare vendos të shlyejë të gjitha borxhet e vjetra që kishte ndaj Greqisë, me vlerë rreth 48 milionë dollarë. Vendimi është marrë në javën e dytë të dhjetorit dhe u publikua nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, duke mbajtur të fshehur shifrën, e cila konsiderohet tepër e lartë.
Në vendim thuhej vetëm se qeveria shqiptare kishte detyrime të pashlyera ndaj shtetit grek, të krijuara gjatë sistemit komunist. Po ashtu, në vendim thuhet se detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportit.
Sa i takon arsyes se pse është marrë borxhi dhe vlera e tij, Këshilli i Ministrave nuk jep informacione.
Madje edhe Ministria e Financave hezitoi në fillim të jepte të dhëna, duke i cilësuar konfidenciale, por në fund publikoi shifrën e saktë që ishte 48.2 milionë dollarë.
Sipas Ministrisë së Financave, borxhi është marrë gjatë viteve 1987-1991, kur Shqipëria po kalonte momente të vështira ekonomike, ndërsa sistemit komunist po i vinte fundi.
Shteti ynë i kishte Bankës Kombëtare të Greqisë 7.5 milionë dollarë, ndërsa diferenca i takon Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportit.
Lëvrimi i shumave, sipas marrëveshjes, duhet të kishte nisur në nëntor 2008. Gjithashtu, buxheti i shtetit ka të trashëguar një borxh ndaj Kinës që arrin në 37.2 milionë dollarë, ndërsa për vitin 2009, planifikon të shlyejë rreth 22 milionë dollarë detyrime ndaj ish-Federatës Jugosllave.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, qeveria paraqiti në Kuvend projektligjin që mundësonte njohjen dhe shlyerjen e borxhit ndaj disa ndërmarrjeve zvicerane, me vlerë rreth 6.7 milionë dollarë.
Një pjesë e tregtisë, zhvilluar kryesisht në fund të viteve 1990, mes qeverisë komuniste dhe vendeve të ndryshme, rezulton se nuk është e mbyllur plotësisht në aspektin e shlyerjes së detyrimeve.
Më 17 dhjetor 2008, qeveria miratoi në parim dy marrëveshje që i hapnin rrugë shlyerjes së borxheve të vjetra të marra ndaj shtetit grek në periudhën e sistemit komunist. E para lidhet me marrëveshjen e firmosur më 19 nëntor të vitit 1987, ndërmjet Bankës së Greqisë dhe Bankës së Shtetit Shqiptar, me një vlerë rreth 7.5 milionë dollarë.
Marrëveshja e dytë është firmosur në qershor të vitit 1991, ku qeveria e drejtuar nga Ylli Bufi mori në formë huaje, nisur nga kushtet e vështira, rreth 41 milionë dollarë. Paratë u morën nga Organizata e Sigurimit të Kredive të Eksportit (ECIO), në emër të së cilës firmosi Ministria greke e Financave dhe Ekonomisë.
Pakti i firmosur në vitin 1991 rridhte nga marrëveshja paraprake ndërmjet Bankës së Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit të bankave greke, të cilat kishin pranuar të jepnin hua, që në ditët e sotme, kur kanë kaluar rreth 17 vjet, nuk janë shlyer ende
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipëria i kthen borxhin Greqisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/ , shperndajeni neper miq
» Shqipëria ngjitet tri shkallë në renditjen e FIFA-s
» Heritage”: Shqipëria në vendin e 62-të në indeksin botëror
» Shqipëria do të eksportojë energji elektrike për Greqinë
» Shqipëria vendi i dytë në rajon për lirinë ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: